Alarm për bombë në një fluturim nga Dublini në Romë, avioni bën ulje emergjente në Francë
Një avion që fluturonte nga Dublini në Romë bëri ulje emergjente në Aeroportin Evreux në Francë

Një avion që fluturonte nga Dublini në Romë bëri ulje emergjente në Aeroportin Evreux në Francë për shkak të një kërcënimi me bombë. Lajmin e njoftoi selia e kryeministrit francez, Matignon.
Deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me alarmin, numrin e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në bord.
“Po e monitorojmë situatën në kohë reale sipas procedurave”, tha qeveria franceze pasi njoftoi se avioni, i operuar nga linja ajrore irlandeze Air Lingus, i planifikuar të mbërrinte në Romë në orën 10:30, do të drejtohej për në Bazën Ajrore Evreux në Francën veriore.
Rreth dhjetë fluturime në Evropë u shënjestruan nga kërcënime të rreme me bombë këtë javë, katër prej të cilave përfshinin një nga Mançesteri në Murcia të Spanjës, një nga Lisbona në Romë, një nga Dublini në Romë dhe një nga Dublini në Sofje.
Lexo edhe
BOTA
“The Guardian”: Elon Musk shpenzoi 446 milionë dollarë për kandidatët republikanë, por pësoi disfatë! Demokratët fituan garat kyçe në SHB...

Irani, tre anije të tjera në flakë në Ngushticën e Hormuzit

Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë

Shefi italian i kuzhinës pushohet nga puna pasi refuzoi të vendoste ananas në picë

Anija e mbytur më e vjetër në botë, e gjetur në brigjet e Turqisë, hyn në Librin e Rekordeve Guinness

Koreja e Veriut teston sistemin e ri të mbrojtjes ajrore, lëshon raketa interceptuese dhe simulon sulm me raketë me rreze të gjatë veprim...

Kujt do t’i besohet mandati? Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë

A rrezikon Netanyahu nga fitorja e demokratëve në SHBA?





