Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme Francezët rikthehen sërish në rrugë! Deri në 700,000 protestues në marshime, angazhohen 70 mijë forca polic...
BOTA

Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë

Tre avionë janë përfshirë në alarme për kërcënime me bombë në Itali, pas mbërritjes së disa mesazheve anonime në gjuhën italiane

P
Piranjat 5 November 2026, 13:02 · 1 min lexim
Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe

Tre avionë janë përfshirë në alarme për kërcënime me bombë në Itali, pas mbërritjes së disa mesazheve anonime në gjuhën italiane.

Sipas mediave italiane, kërcënimet kanë prekur dy fluturime me destinacion aeroportin Fiumicino të Romës, njëri nga Helsinki dhe tjetri nga Dublini. Mesazhi anonim u dërgua në orët e para të mëngjesit në adresat elektronike të kompanisë administruese të aeroportit, ADR, dhe të disa operatorëve të tjerë.

Ndërkohë, një avion Airbus A321 i kompanisë Wizz Air, i nisur në orën 07:00 nga aeroporti Malpensa i Milanos drejt Varshavës, u devijua për në Vjenë pas marrjes së një kërcënimi për bombë gjatë fluturimit.

Policia postare dhe autoritetet policore italiane kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e mesazheve dhe për të verifikuar kërcënimet.

Në ditët e fundit, mesazhe të ngjashme në gjuhën italiane kishin paralajmëruar për praninë e mjeteve shpërthyese në dy fluturime të Ryanair drejt Romës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.