Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale
POLITIKE

Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën për përgjegjësi të drejtpërdrejtë në problematikat e evidentuara në raportin

P
Piranjat 5 November 2026, 13:39 · 5 min lexim
Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën për përgjegjësi të drejtpërdrejtë në problematikat e evidentuara në raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Gjatë një konference për mediat, Berisha e cilësoi raportin si të paprecedentë në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE-së, duke deklaruar se, në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është një “diktaturë autoritare” dhe një “autokraci elektorale” e drejtuar nga Rama.

Berisha theksoi se Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë 115 ndryshime për vitin e ardhshëm, mes të cilave reformën zgjedhore, rikthimin e kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe buxhetin, heqjen e përjashtimeve nga prokurimet publike dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura.

Berisha: Jam sot këtu për të paraqitur para shqiptarëve e raportit më të rëndësishëm kombëtar vjetor për Shqipërinë, për shoqërinë shqiptare dhe institucionet e këtij vendi.

Së pari, më thjeshtoi shumë paraqitjen para jush, e shkurtova sepse atë që lexuan shqiptarët në fytyrën e Edi Ramës, ajo flet më shumë se vetë raporti i Komisionit.

Flet për shkallën e lartë të kryqëzimit të tij.

Nga alfa te omega, Padrinoja i Shqipërisë rezulton përgjegjës kryesor për të gjitha konstatimet e rënda të Komisionit Evropian për Shqipërinë këtë vit.

Ky është raport i paprecedent në historinë e raporteve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Cili të dojë të krahasojë këtë raport me raportin e funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor të Malit të Zi dhe do të gjejë se Shqipëria krahasuar me Malin e Zi është një diktaturë autoritare.

Raporti vë gishtin në problemet më madhore të diktaturës autoritare në Shqipëri apo autokracisë elektorale të Edi Ramës.

Unë përshëndes ata, mbi bazën e informacioneve të të cilëve është hartuar ky raport, por edhe ata që kanë hartuar raportin.

Shqiptarët duhet ta dinë se Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë 115 ndryshime për vitin e ardhshëm, nga të cilat disa të karakterit më urgjent siç janë reforma zgjedhore, kthimi i kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe buxhetin, heqjen e përjashtimeve nga prokurimet publike dhe ndalimi i dëmtimit të zonave të mbrojtur.

Që të gjitha këto kanë autor dhe krye-autor Padrinon e Shqipërisë.

Është ai, i cili me ndërhyrjet brutale në procesin zgjedhor, lejoi organizimin dhe organizoi vetë 4530 aktivitete për të ndikuar tek zgjedhësit shqiptarë.

Është ai, i cili që nga viti 2020 gjer sot, ka marrë në duart e tij të zeza mbi 90 përqind të pushteteve në vend.

Është ai, i cili për të mbetur në karrige, arrestoi në vitin elektoral liderëve e partive kryesore opozitare dhe të partisë së tretë e vendosi në ndjekje penale.

Është ai, i cili për të blerë votat, shpërndau në kulmin e fushatës elektorale 100 euro për çdo pensionist.

Është ai, Edi Rama dhe asnjë tjetër, i cili për të mbajtur me çdo kusht mandatin, vetëm dy ditë para zgjedhjeve fali 2.1 miliardë gjoba dhe kamata.

Është ai që ka organizuar ushtrinë e terroristëve politikë elektoralë.

Është ai, dhe asnjë tjetër, që aktivizoi të gjitha kartelet e drogës dhe organizatat kriminale me Gysin e tij për të futur në parlament 28 deputetë të krimit.

Është Edi Rama që vendosi të licencojë 138 licenca për mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis drogë për votë.

Është Edi Rama arkitekti i shkeljes së parimit më themelor të zgjedhjeve të lira, barazisë në garë.

Raporti e damkos prandaj edhe i kishte rënë një nur i zbehtë në të zi!

E dëgjuat dje apo jo? Dje tha, ky është raporti më i mirë që ka dalë nga Brukseli, por sot i kishte rënë… se nuk po dua të përdor atë fjalë që nuk më shkon mua.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.