Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme Francezët rikthehen sërish në rrugë! Deri në 700,000 protestues në marshime, angazhohen 70 mijë forca polic... Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën “Veliaj është armik i partisë tani?”/ Ina Zhupa përplaset me socialistët: Mbaroj për letrat nga burgu ku ha...
POLITIKE

A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme

Kryeministri Edi Rama i është shmangur pyetjes në lidhje me akuzat e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj

P
Piranjat 5 November 2026, 12:44 · 2 min lexim
A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma

Kryeministri Edi Rama i është shmangur pyetjes në lidhje me akuzat e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka pretenduar se është kërcënuar prej tij.

Gjatë konferencës për mediat, me ambasadoren e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, Rama u pyet nga gazetarët nëse e kishte kërcënuar Veliajn, duke iu referuar akuzave të këtij të fundit.

Por kryeministri nuk dha një përgjigje për pyetjen, duke zgjedhur të flasë vetëm për raportin e progresit të Komisionit Europian dhe arritjet e qeverisë.

Sai takon akuzave ai i cilësoi si zhurma të parëndësishme.

“Dua të them që raporti i progresit është, në radhë të parë, pasqyrë e punës së qeverisë dhe kush do të dijë se në çfarë forme është qeveria, lexon raportin e progresit dhe e ka aty dëftesën e qeverisë. Një dëftesë që mua më gëzon. Sepse është shumë e qartë që Shqipëria ka bërë një progres të madh, të cilin, për fat të keq, shqiptarët nuk e konstatojnë dot nga ekranet dhe kanalet e dezinformimit publik.

Qeveria është në krye të detyrës dhe vazhdon të punojë, siç e kam thënë edhe më parë, çdo ditë, me pikërisht këtë objektiv për të cilin jemi mbledhur sot në këtë konferencë. Objektivin historik të bashkimit të vendit tonë me Europën dhe moslejimin e humbjes së një mundësie historike që e kemi krijuar me shumë punë, por që është ndihmuar edhe nga rreshtimi i yjeve në favor të Shqipërisë. Të tjerat janë si këto zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard. Aq sa janë ato të rëndësishme për ne që jemi këtu, aq janë të rëndësishme për mua ato që pyetët ju”,- u shpreh Rama.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.