Pas 22 vitesh në hapësirë, sateliti historik i NASA-s përgatitet të rikthehet në Tokë
Pas gati 22 vitesh në hapësirë, duke studiuar disa prej fenomeneve më spektakolare të Universit, observatori hapësinor i NASA-s, N...
Pas gati 22 vitesh në hapësirë, duke studiuar disa prej fenomeneve më spektakolare të Universit, observatori hapësinor i NASA-s, N...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tokio të Japonisë, ku një orë luksoze zvicerane, me vlerë mbi 260 mijë euro, ...
Aleksandar Vuçiç e humbi pushtetin. Tani, pyetja është nëse do të japë llogari edhe për mënyrën se si e u...
Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin që lidh Matin me Rrugën...
Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë se do të gjobiten ata persona që marrin pjesë në protestë,...
Fushata e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA pritet të jetë më e kushtueshmja e regjistruar ndonjëherë, me koston t...
Gratë janë ende të nën-përfaqësuara në politikën amerikane, por në zgjedhjet më 3 nëntor, ato mund t&eum...
Pavarësisht stuhisë politike dhe akuzave tepër të rënda të lëshuara nga Erion Veliaj përmes letrës së tij nga...
Ndryshon orari i qarkullimit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Autoritetet greke kanë rikthyer orarin dimëror, duke ...
Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki, ndonëse Kuve...
Sulme kibernetike ndaj frigoriferëve të supermarketeve në Europë, temperaturat u ngritën deri në 70 gradë, tonelata ushqime përfunduan në mbeturina
Sulmet kibernetike ndaj sistemeve të frigoriferëve dhe ngrirësve në supermarketet europiane po përhapen në disa vende, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe hedhjen e sasive të mëdha të ushqimeve.
Duke përdorur të njëjtën mënyrë veprimi si në Francë ditët e fundit, persona të paidentifikuar kanë ndërhyrë në distancë në sistemet e kontrollit të pajisjeve frigoriferike, duke rritur temperaturat deri në 70 gradë Celsius në Suedi.
Në këtë vend, sulmet prekën sistemet e ftohjes së dy prej zinxhirëve më të mëdhenj të supermarketeve, Ica dhe Coop.
Kjo e fundit është shënjestruar edhe në Itali, ku janë sulmuar frigoriferët e disa pikave të shitjes në Palermo dhe Katania. Si pasojë, ushqimet e ruajtura në to janë bërë të papërdorshme dhe janë hedhur.
Sulme të ngjashme janë raportuar edhe në Estoni, Belgjikë, Luksemburg dhe Irlandë.
Dëme të mëdha dhe dyqane të mbyllura për disa orë
Sipas mediave lokale, dëmet në Suedi arrijnë në “qindra mijëra korona”. Përveç sistemeve të ftohjes, dyshohet se janë nxjerrë jashtë funksionit edhe sistemet e arkave, megjithëse nuk është konfirmuar nëse ky problem lidhet drejtpërdrejt me sulmin kibernetik.
Kompania njoftoi mbylljen e përkohshme të disa pikave të shitjes, u kërkoi ndjesë klientëve dhe bëri të ditur se po punon për rikthimin e aktivitetit normal.
Belgjika nis hetimet për sulmin kibernetik
Në Belgjikë, Prokuroria Federale ka hapur një hetim për sulmin ndaj sistemeve të ftohjes së supermarketeve në vend.
Sulmi nisi rreth mesnatës mes së dielës dhe së hënës dhe preku frigoriferët dhe ngrirësit në dhjetëra dyqane.
Sipas dyshimeve, hakerat shfrytëzuan dobësi në sistemet e vjetra të kontrollit të pajisjeve frigoriferike të kompanisë Danfoss. Ndërhyrja shkaktoi aktivizimin e një cikli të zgjatur shkrirjeje, duke sjellë rritjen e temperaturave në njësitë e ftohjes.
Sulme edhe në Irlandë dhe Estoni
Përveç Belgjikës dhe Luksemburgut, sulme të ngjashme janë raportuar edhe në Estoni dhe Irlandë.
Sipas televizionit publik estonez ERR, hakerat kanë arritur të hyjnë në sistemin e kontrollit të një zinxhiri të madh supermarketesh dhe kanë rritur në distancë temperaturën e një ngrirësi deri në 50 gradë Celsius.
BE: Përpjekje për të ndërprerë furnizimin me ushqime
Komisioneri europian për Bujqësinë, Christophe Hansen, e cilësoi përsëritjen e sulmeve kibernetike ndaj dhjetëra supermarketeve në Europë si “thellësisht shqetësuese”.
“Bëhet fjalë për një përpjekje të qëllimshme për të ndërprerë zinxhirin tonë të furnizimit me ushqime dhe për të minuar besimin e konsumatorëve tek ai. Ky është një paralajmërim që duhet marrë seriozisht”, deklaroi Hansen.
Ai siguroi se siguria ushqimore në Bashkimin Europian nuk është aktualisht në rrezik, por theksoi se shpërdorimi i ushqimeve dhe ndikimi ekonomik mbi bizneset janë pasoja reale.
Komisioneri bëri të ditur se do ta ngrejë këtë çështje edhe me kolegët e tij në mbledhjen e ardhshme të Komisionit Europian.
Italia në alarm, Agjencia e Sigurisë Kibernetike paralajmëron bizneset
Në Itali, Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (ACN) u ka bërë thirrje operatorëve të rrjeteve të supermarketeve, kompanive të logjistikës ushqimore, sektorit të frigoriferëve industrialë dhe shoqërive të mirëmbajtjes që të zbatojnë masat e sigurisë të rekomanduara pas incidenteve të ngjashme në vende të tjera.
Deri më tani, agjencia ka marrë njoftim për një incident nga një kompani toskane që operon në sektorin e shërbimeve të ushqimit për kolektivitete. Gjithashtu, ka identifikuar, por ende nuk ka marrë njoftim zyrtar, një sulm ndaj një kompanie në rajonin Emilia-Romagna, që merret me prodhimin e produkteve të ngrira.
Për shkak të shtrirjes së gjerë të këtij sektori në territorin italian, ACN ka intensifikuar monitorimin për të identifikuar raste të tjera të mundshme.
Sulmet kanë prekur edhe disa pika të rrjetit Coop në Siçili.
“Në disa pika shitjeje të Coop, të paktën tri në Katania dhe një në Palermo, janë regjistruar sulme kibernetike ndaj sistemeve të ftohjes së banakëve frigoriferikë të produkteve ushqimore”, deklaroi Giuseppe Spadaro, drejtor i përgjithshëm i grupit Radenza, i cili administron supermarketet me markën Coop.
Sipas tij, ndërhyrja shkaktoi ndryshimin e parametrave të temperaturës, duke mbinxehur banakët frigoriferikë dhe duke dëmtuar ushqimet e ruajtura në to.
Policia Postare italiane po heton origjinën dhe përmasat e sulmeve, si dhe po verifikon nëse ekzistojnë lidhje mes këtyre incidenteve dhe atyre të regjistruara në vendet e tjera europiane. /PiranjatNews/
Autoritetet spanjolle kanë identifikuar 66 nga 69 personat e vrarë në aksidentin e trenit me shpejtësi të lartë javën e kalua...
Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror rus ndaj një qendre...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Alpet Austriake, ku dy alpinistë gjermanë braktisën shokun e tyre 20-vje&c...
Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O'Leary, deklaroi të hënën se nuk dëshiron të bëjë paqe me manjatin e teknologjisë...
Ishte vetë presidenti amerikan Donald Trump ai që, në një intervistë për gazetën “New York Post”, shpjegoi strate...
Aleksandar Vuçiq e humbi pushtetin. Tani, pyetja është nëse do të japë llogari edhe për mënyrën se si e ushtroi a...
Një incident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës, 1 nëntor, në Hania të Kretës në G...
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi sot se ka rrëzuar dy dronë në zonën e Riadit që dyshohet se ishin hedhu...
Sondazhet dhe tregjet e parashikimeve, si Polymarket dhe Kalshi, po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ...
Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka goditur të hënën ishullin jugor të Kretës në Greqi, por...