Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Alpet Austriake, ku dy alpinistë gjermanë braktisën shokun e tyre 20-vjeçar në një lartësi prej 2,600 metrash, pasi i riu u rraskapit dhe shfaqi shenja hipotermie gjatë një stuhie të fortë dëbore. Tre të rinjtë kishin nisur ngjitjen në malin Hochkönig, në zonën e Salzburgut, pavarësisht paralajmërimeve për përkeqësimin e motit. Kur 20-vjeçari nuk mundi të vazhdonte më, dy shoqëruesit e lanë vetëm dhe vijuan rrugën.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, i riu arriti të telefononte shërbimet e emergjencës rreth orës 19:00, duke kërkuar ndihmë. Për shkak të stuhisë dhe errësirës, ndërhyrja me helikopter ishte e pamundur, ndaj 11 shpëtues u nisën drejt tij në këmbë. Pas më shumë se pesë orësh ngjitjeje në kushte ekstreme, ekipet arritën ta gjenin pak para mesnatës. Operacioni i kthimit rezultoi edhe më i vështirë për shkak të borës së dendur, akullit dhe rrezikut të ortekëve të vegjël.
Shpëtuesit arritën ta nxirrnin të riun në siguri në orën 08:18 të mëngjesit, pas një operacioni që zgjati më shumë se 13 orë. Ndërkohë, policia malore austriake ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe veprimet e dy alpinistëve që e lanë shokun e tyre në mal. Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te rreziqet e ngjitjeve malore pa marrë parasysh kushtet atmosferike dhe paralajmërimet e autoriteteve.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 November19:45
“Ai është një idiot, s’dua të pajtohem me të”/ Vijon përplasja mes CEO-s së Ryanair dhe Elon Musk!
Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O'Leary, deklaroi të hënën se nuk dëshiron të bëjë paqe me manjatin e teknologjisë...
BOTA
2 November19:33
Strategjia e Trump nëse demokratët marrin Kongresin: Do të bëhem zoti Veto
Ishte vetë presidenti amerikan Donald Trump ai që, në një intervistë për gazetën “New York Post”, shpjegoi strate...
BOTA
2 November18:51
A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?
Aleksandar Vuçiq e humbi pushtetin. Tani, pyetja është nëse do të japë llogari edhe për mënyrën se si e ushtroi a...
BOTA
2 November18:49
VIDEO/ Shkoi për të marrë makinën e sekuestruar, i dehuri shkakton aksident si në filma
Një incident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës, 1 nëntor, në Hania të Kretës, ku nj&eu...
BOTA
2 November18:41
Arabia Saudite rrëzon dy dronë mbi Riad, dyshohet se i përkisnin rebelëve të Houthit
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi sot se ka rrëzuar dy dronë në zonën e Riadit që dyshohet se ishin hedhu...
BOTA
2 November18:34
Zgjedhjet që mund t’i kthehen në ‘makth’ Trump-it, çfarë tregojnë sondazhet në SHBA?
Sondazhet dhe tregjet e parashikimeve, si Polymarket dhe Kalshi, po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ...
BOTA
2 November18:31
Tërmet në Kretë të Greqisë
Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka goditur të hënën ishullin jugor të Kretës në Greqi, por...
BOTA
2 November18:28
VIDEO- “Dreq, jemi shumë shpejt”/ Bashkëpilotja e avionit që shkaktoi tragjedinë ajrore ishte vetëm 20-vjeçe. Dalin bisedat e fundit
Vetëm 20 vjeçe ishte bashkëpilotja e avionit privat Learjet 60, i cili u rrëzua një ditë më parë në një zon&...
BOTA
2 November18:04
VIDEO/ Ukraina përdor dronë për evakuimin e ushtarëve të plagosur nga vija e frontit
Ukraina ka nisur përdorimin e një droni të projektuar posaçërisht për evakuimin e ushtarëve të plagosur nga fusha e be...
BOTA
2 November17:53
SHBA e futi në listë të “zezë”, ndalohet në Serbi pronari i Alta Bankës, mik i Vuçiç
Davor Macura, pronari i Alta Bankës në Serbi dhe mik me Aleksandar Vuçiç, u ndalua nën dyshimin se ka nxjerrë në mën...