Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Demokratët bojkotojnë mbledhjen e Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Propozimet tona kanë marrë vetëm “Jo”... Bashkëshorti i zv/guvernatores Holta Zaçaj në skandalin e mbetjeve toksike të Albchrome Pas taksës së karburantit, vjen fatura e radhës: Vendoset "vinjeta" për çdo automjet në rrugët kombëtare!... Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi Bylykbashi përplaset me Gjiknurin: PS shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR, të ndahet shteti nga procesi zgjedh... Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete! Berisha: 523 projekte në duart e karteleve të drogës, “Albanian File” zbulon si Rama e trajtoi Shqipërinë s... Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë: Rritja për pakicën, asgjë për familjet shqiptare SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH Berisha akuzon Ramën për ndërtimin e hotelit në Kanionin e Gjipesë: Janë marrë 221 mijë metra katrorë pronë... OKB ngre alarmin! Pothuajse një në tre afganë përballet me uri të rëndë përpara dimrit
BOTA

Gati nisma për shkarkimin e Hegseth! Demokratët mbështesin nismën, shkak lufta në Iran

P
Piranjat 9 November 2026, 15:12 · 3 min lexim
Gati nisma për shkarkimin e Hegseth! Demokratët mbështesin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përballet me një nismë për shkarkimin e tij nga detyra për shkak të luftës në Iran. Demokratët kanë deklaruar mbështetjen për rezolutën me tetë akuza të përgatitur nga një kongresmen republikan, ndërsa presidenti Donald Trump i ka dalë në mbrojtje drejtuesit të Pentagonit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përballet me një nismë për shkarkimin e tij nga detyra për shkak të luftës në Iran. Kreu i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, ka deklaruar mbështetjen e plotë për nisjen e procedurës së impeachment-it ndaj drejtuesit të Pentagonit.

Në një intervistë për televizionin ABC, Jeffries akuzoi Hegseth se ka abuzuar me pushtetin, ka cenuar sigurinë kombëtare dhe ka kontribuar në nisjen e një lufte të kushtueshme dhe të panevojshme kundër Iranit.

“Pete Hegseth duhet të largohet”, deklaroi udhëheqësi demokrat, i cili pritet të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve në janar, pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit.

Nisma për shkarkimin është ndërmarrë nga kongresmeni republikan Thomas Massie, një kritik i presidentit Donald Trump, i cili ka paralajmëruar paraqitjen e rezolutës që këtë të hënë.

Dokumenti përmban tetë akuza, mes tyre pretendimin se Hegseth ka shkelur ligjin e vitit 1973 për kompetencat e luftës, duke ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit pa autorizimin e nevojshëm të Kongresit.

Por presidenti Donald Trump i ka dalë në mbrojtje sekretarit të Mbrojtjes, duke i cilësuar të padrejta përpjekjet për shkarkimin e tij.

Në një intervistë për CBS, Trump mbrojti operacionet ushtarake amerikane dhe pretendoi se Shtetet e Bashkuara kishin fituar luftërat në Iran dhe Venezuelë.

Edhe vetë Hegseth i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato një përpjekje politike për të dëmtuar kundërshtarët. Pentagoni ka deklaruar se veprimet e tij kanë qenë në përputhje me ligjin.

Nisma vjen në një moment kur demokratët kanë siguruar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, me 254 vende sipas rezultateve të raportuara deri tani.

Megjithatë, shkarkimi i Hegseth nuk është i sigurt. Ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve mund të miratojë akuzat me shumicë të thjeshtë, largimi përfundimtar nga detyra kërkon votat e dy të tretave të Senatit.

Kjo do të thotë se demokratëve do t'u nevojitet edhe mbështetja e një pjese të republikanëve për të realizuar shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.