Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha akuzon Ramën për ndërtimin e hotelit në Kanionin e Gjipesë: Janë marrë 221 mijë metra katrorë pronë... OKB ngre alarmin! Pothuajse një në tre afganë përballet me uri të rëndë përpara dimrit “Zgjedhorja”/ Berisha tregon “vijat e kuqe”: Listat e hapura, kusht i panegociueshëm! Rama kërkon të hedhë ... Projektbuxheti 2027 dhe Paketa Fiskale, Himçi: Miliarda për infrastrukturën, por ku janë rezultatet për qyt... Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës Grabiti dy banka nën kërcënimin e armës, ky është autori me dy identitete “Qeveri Fashiste”/ Mesazhi i studentëve kundër Edi Ramës në murin e dyqaneve pranë Piramidës Zhupa: Rama po e kthen trashëgiminë kulturore në skemë biznesi, rrezikohen pronat e banorëve në Berat e Gji... Arrestohet vëllai i Viktor Orban për trafikim qeniesh njerëzore në Hungari, reagon ish-kryeministri: Objekt... Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit Berisha për gabimin ndaj Finlandës: Duhet të vazhdojmë të ndërtojmë lojën nga prapavija Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, SafeJournalists: Policia të sqarojë nëse i është kopjuar përmbajtja...
POLITIKE

Berisha akuzon Ramën për ndërtimin e hotelit në Kanionin e Gjipesë: Janë marrë 221 mijë metra katrorë pronë publike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama lidhur me ndërtimin e një hoteli në Kanionin e Gjipesë, duke pretenduar se një sipërfaqe prej 221 mijë metrash katrorë, e cila sipas tij ka qenë pronë publike, është përfituar pas ardhjes së Ramës në pushtet. Në një konferencë për mediat, Berisha drejtoi akuzat […]

P
Piranjat 9 November 2026, 13:05 · 2 min lexim
Berisha akuzon Ramën për ndërtimin e hotelit në Kanionin e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama lidhur me ndërtimin e një hoteli në Kanionin e Gjipesë, duke pretenduar se një sipërfaqe prej 221 mijë metrash katrorë, e cila sipas tij ka qenë pronë publike, është përfituar pas ardhjes së Ramës në pushtet.

Në një konferencë për mediat, Berisha drejtoi akuzat edhe ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, duke pretenduar se familjarë të kreut të qeverisë kanë përfituar nga kjo pronë përmes ndikimit politik.

Sipas kreut të PD-së, trualli nuk ka pasur dokumentacion kadastral historik që të vërtetonte pronësinë private, ndërsa pretendoi se procesi i përfitimit të tokës ka nisur pas marrjes së detyrës së kryeministrit nga Edi Rama.

“Aty nxin me të gjithë shëmtinë e tij ndërtimi i hotelit ‘Edi Rama’ në Kanionin e Gjipesë, kanion që në shekuj ka qenë pronë publike. Nuk ka pasur kurrë asnjë pronar, por peshkaqeni Olsi Rama, duke përdorur Edi Ramën, ka përfituar këtë pronë pa dokumente kadastrale arkivore”, deklaroi Berisha.

 

Ai pretendoi se sipërfaqja prej 221 mijë metrash katrorë është marrë në një prej kanioneve më të bukura të bregdetit shqiptar, duke akuzuar familjarët e kryeministrit për përfitim të paligjshëm të pronës publike.

Berisha iu referua edhe njoftimit të SPAK-ut për hapjen e një hetimi lidhur me dosjen e njohur si “Albanian File”, duke shprehur skepticizëm për mundësinë që hetimet të çojnë në penalizimin e kryeministrit Rama.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.