Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bylykbashi përplaset me Gjiknurin: PS shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR, të ndahet shteti nga procesi zgjedh... Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete! Berisha: 523 projekte në duart e karteleve të drogës, “Albanian File” zbulon si Rama e trajtoi Shqipërinë s... Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë: Rritja për pakicën, asgjë për familjet shqiptare SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH Berisha akuzon Ramën për ndërtimin e hotelit në Kanionin e Gjipesë: Janë marrë 221 mijë metra katrorë pronë... OKB ngre alarmin! Pothuajse një në tre afganë përballet me uri të rëndë përpara dimrit “Zgjedhorja”/ Berisha tregon “vijat e kuqe”: Listat e hapura, kusht i panegociueshëm! Rama kërkon të hedhë ... Projektbuxheti 2027 dhe Paketa Fiskale, Himçi: Miliarda për infrastrukturën, por ku janë rezultatet për qyt... Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës Grabiti dy banka nën kërcënimin e armës, ky është autori me dy identitete
POLITIKE

Bylykbashi përplaset me Gjiknurin: PS shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR, të ndahet shteti nga procesi zgjedhor

Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës janë rikthyer në Komisionin për Reformën Zgjedhore, ku bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi kanë

P
Piranjat 9 November 2026, 13:58 · 3 min lexim
Bylykbashi përplaset me Gjiknurin: PS shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR,

Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës janë rikthyer në Komisionin për Reformën Zgjedhore, ku bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi kanë shkëmbyer akuza për ecurinë e procesit.

Gjiknuri paralajmëroi se bojkoti i opozitës po rrezikon punën e Komisionit, ndërsa kërkoi që palët të ulen në tryezë për të gjetur zgjidhje konkrete. Ai theksoi se mazhoranca i ka të gatshme propozimet për administratën zgjedhore dhe pret diskutime teknike për sistemin.

Nga ana tjetër, Bylykbashi akuzoi Partinë Socialiste se po shmang çështjet kryesore të rekomanduara nga OSBE/ODIHR dhe po konsumon kohën me tema që nuk janë prioritare.

Për opozitën, reforma duhet të nisë me ndarjen e shtetit nga procesi zgjedhor, në mënyrë që të garantohet konkurrencë e barabartë mes partive.

Bylykbashi ritheksoi gjithashtu kërkesën për lista 100% të hapura, si për zgjedhjet parlamentare, ashtu edhe për këshillat bashkiakë.

Damian Gjiknuri: Ligji është i plotë. Ju keni pikëpamje tjetër dhe nuk keni një propozim konkret. Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Nuk duhet përdorur integrimi europian në një tekë. Duhet të gjejmë zgjidhje. Megjithëse mazhoranca i ka 84 mandate, sërish ka pritur mendimin e opozitës. Komisioni po bllokohet për shkak të bojkotit të opozitës.

Ne kemi gati paketat, qoftë për administratën zgjedhore të paanshme. Ne presim çështje teknike për sistemin. Nëse duamn të bëjmë ndryshime tek Zgjedhorja, le të diskutojmë për shkurtim të numrit të deputetëve. Ligji zgjedhor është ligj shumë i mirë, qoftë dhe me ndryshimet imediate. Unë e kuptoj strategjinë, nisur dhe nga sfondi i ngjarjeve. Jo çdo propozim i juaji do të thotë se miratohet, por kalon nga opinioni i ODIHR-i.

Oerd Bylykbashi: Ka një mungesë të hapur të përgjegjësisë së PS-së për të trajtuar çështjet kryesore që ka Komisioni i Reformës, që dmth të trajtojë çështjet e ngritura nga OSBE ODIHR.

Komisioni konsumon kohën, duke u marrë me çështje, që nuk janë prioritet. Ligji për financimin e partive politike është çështja e fundit që shqetëson Komisionin. Duhet të ndajmë shtetin nga partia dhe të mos hedhin paratë e shtetit në fushata. Pas këtyre, mund të flitet më pas për financimin e partive politike, pasi janë të ndërthurrura. Ne propozojmë një paketë, që ndan shtetin nga procesi zgjedhor.

Duam lista të hapura 100 përqind. Duhet listë e hapur 100 përqind edhe për Këshillin Bashkiak. Deri tani për propozimet tona kemi vetëm “Jo”. Nëse ka normalitet, do keni propozimin tonë. PS ka bllokuar miratimin e Kodit Zgjedhor, derisa të kalonte edhe teka e fundit e Partisë Socialiste. Këtë trashëgimi ka lënë PS-ja në politikën shqiptare. Ne kemi gati paketën për ndarjen e shtetit nga zgjedhjet. Pa të nuk ka zgjedhje të barabarta, të lira dhe të ndershme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.