Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi Bylykbashi përplaset me Gjiknurin: PS shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR, të ndahet shteti nga procesi zgjedh... Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete! Berisha: 523 projekte në duart e karteleve të drogës, “Albanian File” zbulon si Rama e trajtoi Shqipërinë s... Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë: Rritja për pakicën, asgjë për familjet shqiptare SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH Berisha akuzon Ramën për ndërtimin e hotelit në Kanionin e Gjipesë: Janë marrë 221 mijë metra katrorë pronë... OKB ngre alarmin! Pothuajse një në tre afganë përballet me uri të rëndë përpara dimrit “Zgjedhorja”/ Berisha tregon “vijat e kuqe”: Listat e hapura, kusht i panegociueshëm! Rama kërkon të hedhë ... Projektbuxheti 2027 dhe Paketa Fiskale, Himçi: Miliarda për infrastrukturën, por ku janë rezultatet për qyt... Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës
AKTUALITET

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

P
Piranjat 9 November 2026, 14:18 · 2 min lexim
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 52-vjeçarin Bledar Bakaj, daja i deputetes Zegjine Çaushaj, i dyshuar për plagosjen e rëndë me dashje të 67-vjeçarit Enver Grëmi dhe për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Vendimi është marrë këtë të hënë nga gjyqtarja Bora Shaholli, pas kërkesës së Prokurorisë së Fierit për caktimin e masës së sigurisë më të rëndë.

Ngjarja që çoi në arrestimin e 52-vjeçarit u regjistrua në fshatin Suk të Roskovecit, ku ai dyshohet se tentoi të merrte sërish me forcë vajzën 34-vjeçare të familjes Grëmi.

Përballja me të atin e saj përfundoi në konflikt fizik, ku 67-vjeçari mbeti i plagosur pasi u godit me një mjet prerës, drapër, në këmbë.

Por pas kësaj ngjarjeje fshihet një histori edhe më e rëndë, e rrëfyer nga vetë babai i vajzës. Sipas tij, gjithçka kishte nisur disa muaj më parë, kur Bledar Bakaj i ishte afruar familjes me premtimin se do ta ndihmonte për të gjetur një vend pune për vajzën e tyre, e cila vuante nga anemia dhe kishte probleme shëndetësore.

Më 26 maj, babë e bijë shkuan në Spitalin Rajonal të Fierit për një vizitë mjekësore. Sipas pretendimeve të 67-vjeçarit, pas daljes nga spitali, Bakaj e mori vajzën dhe e largoi me vete, duke i thënë të atit se do ta dërgonin me ambulancë drejt Tiranës. Për 45 ditë, familja nuk pati asnjë kontakt me 34-vjeçaren.

Pas rikthimit në banesë, vajza u ka treguar prindërve se ishte mbajtur kundër dëshirës së saj dhe ishte dhunuar seksualisht. Më pas ajo kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje në polici.

Megjithatë, sipas dëshmisë së babait, një natë më parë 52-vjeçari është rikthyer në banesën e tyre në Suk, duke tentuar ta marrë sërish vajzën. Kundërshtimi i të atit solli përplasjen që përfundoi me plagosjen e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.