Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë: Rritja për pakicën, asgjë për familjet shqiptare SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH Berisha akuzon Ramën për ndërtimin e hotelit në Kanionin e Gjipesë: Janë marrë 221 mijë metra katrorë pronë... OKB ngre alarmin! Pothuajse një në tre afganë përballet me uri të rëndë përpara dimrit “Zgjedhorja”/ Berisha tregon “vijat e kuqe”: Listat e hapura, kusht i panegociueshëm! Rama kërkon të hedhë ... Projektbuxheti 2027 dhe Paketa Fiskale, Himçi: Miliarda për infrastrukturën, por ku janë rezultatet për qyt... Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës Grabiti dy banka nën kërcënimin e armës, ky është autori me dy identitete “Qeveri Fashiste”/ Mesazhi i studentëve kundër Edi Ramës në murin e dyqaneve pranë Piramidës Zhupa: Rama po e kthen trashëgiminë kulturore në skemë biznesi, rrezikohen pronat e banorëve në Berat e Gji... Arrestohet vëllai i Viktor Orban për trafikim qeniesh njerëzore në Hungari, reagon ish-kryeministri: Objekt... Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit
POLITIKE

Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë: Rritja për pakicën, asgjë për familjet shqiptare

P
Piranjat 9 November 2026, 13:12 · 4 min lexim
Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë: Rritja për

Deputetja e PD së në diskutim shpërndarjen e përfitimeve nga rritja ekonomike dhe rolin e investimeve strategjike në prodhim e punësim.

Rritja ekonomike që qeveria paraqet në shifra nuk po përkthehet në përfitime për familjet, pensionistët, fermerët dhe bizneset e vogla. Ky është shqetësimi që ngre deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku kërkon që debati për buxhetin të përqendrohet te ndikimi real në jetën e qytetarëve.

Sipas saj, treguesi kryesor për të vlerësuar ekonominë është nëse përfitimet e rritjes shpërndahen në të gjithë shoqërinë. Tabaku argumenton se modeli aktual e përqendron rritjen në ndërtim, ndërsa prodhimi dhe ekonomia familjare nuk marrin mbështetjen e nevojshme.

Duke iu referuar vitit 2025, deputetja deklaron se qeveria pretendon një rritje ekonomike prej 3,66%. Sipas përllogaritjes që ajo paraqet, duke përjashtuar kontributin e taksave dhe të administratës publike, rritja mbetet vetëm 0,86%, të cilën ia atribuon ndërtimit.

Tabaku pohon se pesha e ndërtimit në ekonominë shqiptare ka arritur në 12,6%, ndërsa për Serbinë citon një nivel prej 4,6% të PBB-së. Për të, kjo diferencë ilustron përqendrimin e modelit ekonomik shqiptar në një sektor, pa përfitime të shpërndara gjerësisht te qytetarët.

Në këtë kontekst, ajo vë në diskutim edhe rezultatet e investimeve strategjike, duke pyetur nëse ato po orientohen drejt prodhimit dhe krijimit të vendeve të punës.

“A ka ndër investimet strategjike ndonjë që shkon tek prodhimi?”, pyet Tabaku, e cila shprehet se prodhimi ka pothuajse nëntë tremujorë në rënie.

Deputetja kërkon një orientim tjetër të politikave ekonomike, me mbështetje për punën dhe investime produktive që sjellin përfitime për ekonominë dhe familjet.

“Kjo është ekonomia që duhet t’i shërbejë shumicës; në fakt, i shërben veç pakicës”, shprehet Tabaku.

Tabaku: Kur diskutojmë për buxhetin, në fund të ditës ka rëndësi vetëm diçka: rritja ekonomike a shpërndahet tek e gjithë shoqëria? A kanë rritje ekonomike familjet, pensionistët, fermerët, bizneset e vogla, vetëm pse në letra qeveria thotë që ka rritje ekonomike?

Le të marrim një shembull shumë të thjeshtë. Në vitin 2025, qeveria pretendon që ka një rritje ekonomike prej 3,66%. Duke hequr peshën e taksave, por edhe të administratës publike, rritja mbetet vetëm 0,86% dhe e gjitha vjen nga ndërtimi.

Ndërtimi, që pak vite më parë kishte një peshë shumë të ulët në ekonomi, sot e ka 12,6%, ndërkohë që në Serbi është 4,6% e PBB-së. Pra, një rritje ekonomike që shkon vetëm te një sektor dhe që nuk i kthen pas asgjë as ekonomisë, as familjeve shqiptare.

Investimet strategjike, për shembull: a ka ndër investimet strategjike ndonjë që shkon te prodhimi, meqenëse prodhimi, të paktën ai gjysmë i gatshëm, ka pothuajse nëntë tremujorë që është në rënie? A ka ndonjë investim strategjik që sjell punësim, që i shkon ekonomisë, që i shkon familjeve?

Këto përgjigje të thjeshta tregojnë që sot ekonomia shqiptare nuk prodhon për shumicën. Nuk prodhon as për familjet, nuk prodhon as për bizneset, nuk prodhon as për pensionistët. Dhe rritja ekonomike në letra, megjithëse mund të jetë atje, nuk reflektohet në ekonomi.

Ekonomia shqiptare ka nevojë për një sistem që mbështet punën, stimulon punën, jo investime strategjike. Dhe një sistem që e kthen pas në ekonomi, nëpërmjet investimeve produktive, çdo gjë që në letër mendohet që mund të jetë rritje ekonomike.

Kjo është ekonomia që duhet t’i shërbejë shumicës. Në fakt, i shërben veç pakicës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.