Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe takimi që ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi me të në ambientet e burgut, u diskutuan në Komisionin për Çështjet e Brendshme.
Gjatë raportimit, Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, u pyet nga opozita për rrethanat e transferimit të Veliajt, vizitën e ministrit dhe nëse këto veprime janë objekt verifikimi.
Në përgjigjen e saj, Sadleva Bodo deklaroi se dokumentacioni për transferimet është i klasifikuar dhe se për marrjen e informacionit duhet të ndiqet procedura përmes një kërkese zyrtare.
“Të premten firmosa 93 urdhra transferimi, kompetencë e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Me përgjegjësi të plotë ju them se urdhri i transferimit është klasifikuar, futet në kategorinë e akteve të klasifikuara me nivelin e kufizuar dhe me afat ruajtje dy vite.
Çdo raport, memo, vlerësim individual mbi rastin që kryhet për shkaqe sigurie futet në kategorinë ‘sekret’ dhe ruhet për 10 vite”, deklaroi Bodo.
Lexo edhe
POLITIKE
Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Paraburgimi i zgjatur do të ngrihet në Parlamentin Europian

Berisha: 523 projekte në duart e karteleve të drogës, “Albanian File” zbulon si Rama e trajtoi Shqipërinë si pronë personale

Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë: Rritja për pakicën, asgjë për familjet shqiptare

Berisha akuzon Ramën për ndërtimin e hotelit në Kanionin e Gjipesë: Janë marrë 221 mijë metra katrorë pronë publike

“Zgjedhorja”/ Berisha tregon “vijat e kuqe”: Listat e hapura, kusht i panegociueshëm! Rama kërkon të hedhë në erë komisionin





