Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksidentet rrugore/ Shqipëria me 25 viktima më shumë në 2025 Kthjellime dhe vranësira, njihuni me "surprizat" e motit për sot Horoskopi i së dielës! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut? Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar
AKTUALITET

Tirana në maratonë, 5,800 pjesëmarrës dhe kufizime në qarkullim deri në orën 16:00

Sot në orën 08:00 nis edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës, një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive në kryeqytet, ku do të marrin pjesë rreth 5,800 garues

P
Piranjat15 November 2026, 08:32 · 2 min lexim
Tirana në maratonë, 5,800 pjesëmarrës dhe kufizime në

Sot në orën 08:00 nis edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës, një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive në kryeqytet, ku do të marrin pjesë rreth 5,800 garues.

 Risia e këtij viti është përfshirja e garës prej 5 kilometrash, duke krijuar më shumë mundësi për pjesëmarrjen e qytetarëve dhe përfshirjen e një numri më të madh vrapuesish në këtë aktivitet.

Për organizimin e maratonës janë angazhuar prej gjashtë muajsh rreth 600 vullnetarë, 800 punonjës policie dhe 500 punonjës të Bashkisë së Tiranës, të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve.

 Maratona do të sjellë kufizime të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve. Deri në orën 16:00, një pjesë e madhe e akseve kryesore të kryeqytetit do të jenë të bllokuara, përfshirë të gjithë Unazën e Vogël, bulevardin “Zogu i Parë” dhe Bulevardin e Ri.

Gjithashtu, pa qarkullim do të jenë segmenti nga sheshi “Skënderbej” deri te sheshi “Nënë Tereza”, Rruga e Kavajës, Rruga e Durrësit, “Myslym Shyri”, rrugët e zonës së ish-Bllokut, si dhe kryqëzimet që lidhin bulevardin me Rrugën e Elbasanit.

 Për shkak të zhvillimit të garës, edhe disa linja të transportit publik urban do të devijojnë itinerarin e tyre gjatë ditës së sotme. Drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve u këshillohet të marrin parasysh kufizimet dhe të planifikojnë lëvizjet përmes rrugëve alternative.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.