Mesazhe mashtruese në emër të Postës Shqiptare dhe DPSHTRR, qytetarët rrezikojnë vjedhjen e të dhënave

Qytetarët në Shqipëri po përballen me një tjetër formë mashtrimi online, përmes mesazheve SMS që pretendojnë se dërgohen nga institucione dhe shërbime të njohura, si Posta Shqiptare dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Mesazhet vijnë nga numra të huaj me prefiksin +212, që i përket Marokut, dhe përmbajnë lidhje të dyshimta, të cilat mund të përdoren për vjedhjen e të dhënave personale dhe financiare të qytetarëve.
Dy raste të tilla, të dokumentuara përmes mesazheve të mbërritura në telefonat e qytetarëve, përdorin të njëjtën skemë mashtrimi, por me pretendime të ndryshme.
Në rastin e parë, dërguesi prezantohet si ekipi i shërbimit të Postës Shqiptare dhe njofton marrësin se një pako nuk mund të dorëzohet për shkak të një problemi me adresën. Qytetarit i kërkohet të përditësojë adresën përmes një lidhjeje interneti, me pretendimin se në të kundërt paketa do të mbahet në një automatik postar. Mesazhi përmban edhe një kod marrjeje, duke krijuar përshtypjen e një njoftimi real për një dërgesë.
Në rastin e dytë, mashtruesit përdorin emrin e DPSHTRR-së, duke pretenduar se automjeti i qytetarit është përfshirë në një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Për të parë detajet, marrësit i kërkohet të hyjë në një faqe interneti që imiton komunikimin zyrtar të institucionit dhe të vendosë numrin e targës së automjetit.
Ajo që i bën këto mesazhe veçanërisht shqetësuese është përdorimi i emrave të institucioneve shtetërore dhe i gjuhës që krijon ndjesinë e urgjencës. Qytetarët nxiten të klikojnë menjëherë në lidhje, të japin informacione ose të ndjekin udhëzime që mund t’i ekspozojnë ndaj sulmeve kibernetike.
Lexo edhe
AKTUALITET
Bashkëshorti i zv/guvernatores Holta Zaçaj në skandalin e mbetjeve toksike të Albchrome

Pas taksës së karburantit, vjen fatura e radhës: Vendoset "vinjeta" për çdo automjet në rrugët kombëtare!

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Skema e plotë/ SPAK: Letra me shkrim dore zbuloi milionat drejt familjarëve të Vlora Hysenit

SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH

SPAK dyshon se Policia e Elbasanit i dha Ergys Agasit targa të paidentifikueshme

"Uji është i pastër dhe i sigurt"/ Drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: U kryen analiza në 22 pika monitorimi, nuk janë evidentuar prani amo...

Grabiti dy banka nën kërcënimin e armës, ky është autori me dy identitete





