Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Elton Qyno rrëfen për dosjet e bandave të Durrësit dhe Tiranës: Si u lidhën vr*sjet e Klodian Saliut dhe Va... Qeveria miraton ndryshimet në prligjin për sigurinë kibernetike, gjoba deri në 10 milionë lekë Skandali i Nvidia-s, lidhjet e Alice Huang me rivalin kinez Huawei ngrenë dyshime të reja Artan Hoxha ngre pikëpyetje për dosjen e SPAK: Kush organizoi dhe ekzekutoi vrasjet e Vajdin Lamës dhe Arta... Surpriza e motit të premten, ja çfarë pritet të ndodhë me reshjet Negociatat për fundin e luftës, Zelensky pas takimit me të dërguarit amerikanë : Fati i Ukrainës nuk mund t... Investimet turistike në prona shtetërore, kush nuk zbaton kontratën rrezikon prishjen e objekteve me shpenz... Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve; 64% thonë se është rritur 5 vitet e fundit Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti E premte e zezë/ Efektet e datës 13 do të bien mbi këto 3 shenja të horoskopit “Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës
BOTA

Goditet rrjeti kriminal në Dark Web/ Sekuestrohen tonelata drogë, arrestohen 354 persona

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër rrjeteve kriminale që përdornin Dark Web-in për shitjen e drogës dhe armëve ka përfunduar

P
Piranjat13 November 2026, 08:55 · 2 min lexim
Goditet rrjeti kriminal në Dark Web/ Sekuestrohen tonelata drogë,

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër rrjeteve kriminale që përdornin Dark Web-in për shitjen e drogës dhe armëve ka përfunduar me 354 persona të arrestuar dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe parave.

Operacioni, i koduar “TorNado”, u zhvillua nga maji 2025 deri në tetor 2026, me pjesëmarrjen e 14 shteteve dhe koordinimin e Europolit.

Arrestimet më të shumta u regjistruan në SHBA, ku u prangosën 132 persona. Pas tyre renditen Britania e Madhe me 59 të arrestuar, Hungaria me 45, Gjermania me 41 dhe Franca me 23.

Gjatë operacionit, në Evropë u sekuestruan afro një ton lëndë narkotike, përfshirë amfetaminë, ketaminë, MDMA, kokainë dhe kanabis.

Ndërsa në SHBA u sekuestruan më shumë se 4.8 tonë drogë, 152 armë zjarri dhe rreth 150 milionë euro në para të gatshme dhe kriptovaluta.

Në shënjestër të operacionit ishin rrjetet që përdornin platformat e fshehta të internetit për të tregtuar drogë dhe armë, përfshirë edhe fentanilin, një substancë shumë e rrezikshme.

Operacioni përfshiu qindra ndërhyrje në vende të ndryshme të botës, ndërsa hetimet zbuluan përmasat e aktivitetit kriminal që zhvillohej përmes këtyre platformave.

Dark Web është një pjesë e internetit që nuk aksesohet përmes motorëve të zakonshëm të kërkimit dhe ku përdoruesit mund të komunikojnë në mënyrë anonime. Krahas përdorimeve të ligjshme, ai shfrytëzohet edhe për tregtimin e drogës, armëve dhe mallrave të tjera të paligjshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.