SHBA përgatiten për një luftë të re me Iranin, ambasadori izraelit në OKB konfirmon zhvendosjen e trupave amerikane në rajon

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) ka paralajmëruar Izraelin për mundësinë e një lufte të re në shkallë të gjerë kundër Iranit në të ardhmen e afërt. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar amerikan për televizionin izraelit Kan.
Sipas të njëjtit burim, paralajmërime të ngjashme u janë përcjellë edhe vendeve të Gjirit Persik, të cilave u është kërkuar të rrisin nivelin e gatishmërisë dhe alarmit përballë zhvillimeve të mundshme ushtarake.
Këto paralajmërime vijnë në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump deklaroi pak orë më parë, përmes një postimi në platformën Truth Social, se Uashingtoni nuk ka më nevojë për një marrëveshje me Iranin.
Ndërkohë, ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, konfirmoi në një intervistë për i24NEWS se SHBA-të po ndërmarrin përgatitje të gjera ushtarake.
“Ne po vërejmë përgatitje të konsiderueshme nga ana e SHBA-së. Ata po zhvendosin një numër të madh trupash në rajon dhe po vendosin ambasadat e tyre në gjendje gatishmërie të lartë”, deklaroi Danon.
Në kuadër të përforcimit të pranisë ushtarake amerikane, aeroplanmbajtësja USS Theodore Roosevelt pritet të mbërrijë në rajon gjatë kësaj fundjave, duke e çuar në tre numrin e aeroplanmbajtëseve amerikane në zonë.
Sipas informacioneve të raportuara, SHBA-të kanë dislokuar gjithashtu rreth 200 avionë furnizues me karburant dhe po përgatiten të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë, ndërsa dy të tjera ndodhen tashmë në rajon. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
VIDEO/ Momente tmerri! Ulja e avionit me pasagjerë shkon tejet keq!

Trump e tërheq Vance nga negociatat me Iranin

Izraeli i ndalon hyrjen kandidatit francez për president

Të shtënat në Uashington/ Mjeku i pasur me apartament 1.1 milionë dollarë u konfliktua për mykun

Itali, 6 persona të humbur pas stuhisë së shiut





