Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së “200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve par... EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun  Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027
BOTA

VIDEO/ Momente tmerri! Ulja e avionit me pasagjerë shkon tejet keq!

P
Piranjat12 November 2026, 23:23 · 2 min lexim
VIDEO/ Momente tmerri! Ulja e avionit me pasagjerë shkon tejet keq!

Një avion i kompanisë ajrore British Airways përjetoi momente dramatike gjatë tentativës për ulje në aeroportin Heathrow të Londrës, pasi bishti i tij u përplas me pistën në sekondat e fundit përpara prekjes së plotë të tokës.

Bëhet fjalë për një Airbus A321neo, me deri në 220 pasagjerë në bord, i cili rreth orës 11:00 u përplas me pistën me rrotat e anës së majtë, ndërsa pjesa e pasme e avionit goditi sipërfaqen e saj. Për shkak të incidentit, pilotët u detyruan të ndërprisnin uljen dhe ta ngrinin sërish avionin në ajër.

Sipas dëshmive për mediat britanike, në kabinë u dëgjuan britma, ndërsa pasagjerët u shtynë përpara në sediljet e tyre nga lëvizja e papritur e avionit.

Ngjarja u filmua nga një person që po vëzhgonte avionët pranë aeroportit. Një burim e cilësoi incidentin si jashtëzakonisht të pazakontë, duke theksuar se erërat e forta mund të kenë ndikuar në manovrën e avionit.

Megjithatë, hetimet paraprake dyshohet se po shqyrtojnë edhe mundësinë e një vlerësimi të gabuar nga pilotët gjatë uljes.

Avioni kryente fluturimin BA431 nga aeroporti Schiphol i Amsterdamit drejt Londrës. Pas një fluturimi prej 1 ore e 35 minutash, ai arriti të ulej në tentativën e dytë.

Pas uljes, avioni u tërhoq nga shërbimi për t'iu nënshtruar kontrolleve teknike.

Incidenti është raportuar pranë Degës së Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB), e cila ka nisur procedurat për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Një zëdhënës i British Airways konfirmoi se avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe se kompania po bashkëpunon me hetuesit, por nuk dha detaje të tjera për shkak të procesit hetimor në vazhdim. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.