Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shkon në 48 numri i të lënduarve gjatë protestës së 28 Nëntorit, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë... Protesta në mediat ndërkombëtare: Zemërimi ndaj Ramës po rritet MedAL/ Reforma që deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 114-vjetori i Pavarësisë/ Begaj: Protesta e drejtë kushtetuese, por dhuna dhe shkatërrimi nuk janë zgjidhja... Berisha: Dhjetëra mijëra shqiptarë nderuan flamurin me një protestë madhështore, qëndresë epike kundër nark... Ministria e Shëndetësisë jep bilancin e të lënduarve në protestë. Ja sa policë dhe qytetarë u plagosën ... “Pakënaqësitë kundër qeverisë, akuza për korrupsion”/ “Reuters” jehonë protestës: Revolta në Shqipëri merr ... Protesta sfidon masat represive të Ramës dhe Gjykatën Kushtetuese “Merre, merre”/ Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shoqëron një protestues Protestuesit pajisen me mburoja të ngjashme me ato të policisë, imitojnë lëvizjet e efektivëve pranë selisë... VIDEO/ Po ndihmonte qytetarin, policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn Tensionet pushtojnë Bulevardin, policia ndërhyn ndaj protestuesve edhe me dronin që hedh gaz lotsjellës
SPORT

VIDEO/ Granit Shala fiton me nokaut brutal ndaj boksierit irlandez në raundin e fundit

28 Nëntori po rezulton të jetë një ditë e veçantë për boksin shqiptar, pasi Granit Shala ka regjistruar një fitore të madhe në ringun e Dusseldorfit, duke mposhtur me nokaut islandezin Kolbeinn Kristinsson.Boksieri shqiptar arriti ta përmbyllte me sukses duelin në raundin e tetë, atë të fundit, duke...

P
Piranjat28 November 2026, 22:23 · 2 min lexim
VIDEO/ Granit Shala fiton me nokaut brutal ndaj boksierit irlandez në

28 Nëntori po rezulton të jetë një ditë e veçantë për boksin shqiptar, pasi Granit Shala ka regjistruar një fitore të madhe në ringun e Dusseldorfit, duke mposhtur me nokaut islandezin Kolbeinn Kristinsson.

Boksieri shqiptar arriti ta përmbyllte me sukses duelin në raundin e tetë, atë të fundit, duke e rrëzuar kundërshtarin në një përballje të zhvilluar në “Merkur Spiel-Arena” të Gjermanisë.

Ky triumf ka rëndësi të veçantë për Shalën, pasi ishte paraqitja e tij e parë pas humbjes nga Petar Milas, më 10 janar 2026. Shqiptari, i cili garon në kategorinë e peshave të rënda, kishte hyrë në këtë duel me 18 fitore dhe dy humbje, ndërsa Kristinsson kishte një bilanc prej 20 fitoresh dhe vetëm një humbjeje.

Me këtë rezultat, Shala i është bashkuar Arbnor Jasharit në listën e fituesve shqiptarë të mbrëmjes në Dusseldorf. Jashari kishte triumfuar më herët me nokaut në raundin e dytë ndaj Yoel Rivas Perez, duke e nisur në mënyrën më të mirë këtë mbrëmje për boksin shqiptar.

Ndërkohë, në program ka pasur edhe një ndryshim, pasi Kamer Maloku nuk do të zhvillojë duelin e paraparë kundër Simon Zachenhuberit, për shkak të mosmarrëveshjeve kontraktuale.

Por, vëmendja kryesore e kësaj mbrëmjeje mbetet te Nelson Hysa, i cili pritet të përballet me gjermanin Agit Kabayel në një duel për titullin botëror WBC në kategorinë e rëndë.

Hysa synon të arrijë një sukses historik përballë kampionit gjerman, i cili është i pamposhtur në karrierën profesioniste me 27 fitore në po aq përballje, 19 prej tyre me nokaut. Në anën tjetër, boksieri shkodran numëron 25 fitore, 23 të arritura me nokaut.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.