Broja drejt Turqisë? Besnik Hasi kërkon sulmuesin e Kombëtares shqiptare te Amedspor
E ardhmja e Armando Brojës mund të jetë në Turqi

E ardhmja e Armando Brojës mund të jetë në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e Amedspor, skuadrës që drejtohet nga trajneri shqiptar Besnik Hasi dhe që po përgatitet për përforcime në merkaton e janarit.
Sipas mediave turke, drejtuesit e klubit kanë shfaqur interes për shërbimet e 25-vjeçarit dhe po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi nga Burnley. Largimi i sulmuesit Mbaye Diagne ka krijuar nevojën për një alternativë të re në repartin ofensiv, ndërsa Broja shihet si një kandidat për të marrë këtë rol.
Për sulmuesin shqiptar, një transferim i tillë mund të përfaqësojë një mundësi të rëndësishme për të gjetur më shumë hapësira dhe për të rifituar vazhdimësinë në fushën e lojës.
Në rast të kalimit te Amedspor, Broja do të gjente edhe disa emra të njohur shqiptarë, si Ermal Krasniqi dhe Lumbardh Dellova, duke krijuar kështu një prani të konsiderueshme shqiptare në skuadrën turke. Megjithatë, për momentin bëhet fjalë vetëm për interesim të raportuar nga mediat turke.
Lexo edhe
SPORT
Edon Zhegrova drejt Premier Ligës? Klubi i njohur anglez përgatit lëvizjen për yllin kosovar

Largimi i Manaj “zgjon” Sivassporin, klubi nxiton të paguajë lojtarët

Skandal në futbollin brazilian, lojtari arrestohet nga policia në mes të stërvitjes!

Kosova, tërhiqet shorti për 1’16 e finales së Kupës

Evropiani i 21 vjeçarëve i vitit të ardhshëm/ UEFA hap thesin, 4 milionë euro për 16 kombëtaret pjesëmarrëse

Para duelit për titullin botëror, Kabayel dhe Hysa bëjnë simbolin e shqiponjës

Bruno Fernandes drejt largimit? Manchester United zgjat kontratën deri në vitin 2028

PSV Eindhoven dëshiron Ardon Jasharin, hyn në kontakte me agjentët e mesfushorit





