Hidhet shorti në GJKKO/ Kush është gjyqtarja që ka në duar “fatin” e Belinda Ballukut
Atalanta Zeqiraj është caktuar gjyqtare e seancës paraprake për dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë.

Atalanta Zeqiraj është caktuar gjyqtare e seancës paraprake për dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë.
Zeqiraj do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim në themel apo nëse dosja do t’i kthehet SPAK-ut për plotësim të hetimeve.
Më 16 nëntor 2026, kreu i SPAK, Klodian Braho, njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin në Gjykatën e Posaçme të dosjes në ngarkim të Belinda Ballukut dhe të pandehurve të tjerë. Dosja përfshin 26 persona dhe dy subjekte juridike.
Në qendër të hetimeve janë 10 procedura prokurimi publik, ku përfshihen projekte të rëndësishme infrastrukturore, mes tyre Tuneli i Llogarasë, Unaza e Madhe e Tiranës dhe rruga Porto Romano–Durrës.
Sipas SPAK, Balluku akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, nëntë herë, korrupsion pasiv, mosdeklarim apo fshehje të pasurisë dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar edhe dy vila luksoze, me vlerë të përllogaritur rreth 1.8 milionë euro.
LEXO EDHE:
10 tendera, 26 të pandehur dhe 2 kompani/ SPAK çon Ballukun në gjyq, zbardhen të gjithë emrat
Lexo edhe
AKTUALITET
Rrëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, Apeli liron nga burgu Enea Zyferin

Alarm për ndotjen në Elbasan e Krujë, lejet mjedisore ende me standarde të vitit 2005

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti është shtetas i huaj, dyshohet edhe një rast tjetër

Enver Hoxha nuk kurseu as miqtë e rinisë: Letra e vitit 1959 për Ilo Argjendarin dhe mëshira që diktatori nuk e njohu kurrë

Kursi i këmbimit për sot, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?





