Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rrëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, Apeli liron nga burgu Enea Zyferin Irani mohon planin për sulm në Uashington: SHBA po kërkon pretekst për operacione të reja ushtarake Alarm për ndotjen në Elbasan e Krujë, lejet mjedisore ende me standarde të vitit 2005 Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti është shtetas i huaj, dyshohet edhe një rast tjet... Si u shemb ura simbol e Putinit në Krime? Operacioni sekret ukrainas me 7 faza, qindra dronë dhe raketa, go... Qytetarët sërish në shesh! Sot protestë kombëtare kundër Ramës dhe qeverisë, mblidhen në orën 14:00 para Mi... SHBA në kaos nga problemet me sistemet teknologjike, Rubio: Nuk është sulm i koordinuar kibernetik Beteja brenda së djathtës amerikane për ta shkëputur Trumpin nga gjigantët e teknologjisë “Marrëdhëniet tona janë të forta si mali”/ Putin dhe Xi Jinping takohen në Shenzhen, çfarë u diskutua... Kursi i këmbimit për sot, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin? Çadrat me vete! Mot me vranësira dhe reshje shiu Sot seancë plenare në Kuvend/ Në rend dite Paketa Fiskale dhe Buxheti 2027, 13 deputetë të opozitës të përj...
AKTUALITET

Rrëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, Apeli liron nga burgu Enea Zyferin

P
Piranjat18 November 2026, 09:15 · 3 min lexim
Rrëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, Apeli liron nga burgu Enea

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Enea Zyferin, i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit në çështjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Eglant Koçit.

Nga masa “arrest në burg”, gjykata ka vendosur që Zyferi të qëndrojë në “arrest në shtëpi”.

Sipas vendimit, ai do të duhet të qëndrojë në banesën e tij në Rajonin 2 në Korçë, duke mos u larguar prej saj në zbatim të masës së caktuar nga gjykata.

Nga hetimet e Prokurorisë, Enea Zyferi dyshohet se ka ndihmuar Armando Shakajn për të zhdukur gjurmët e krimit pas ngjarjes së rëndë. Për këtë arsye, ai akuzohet për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit.

Ndërkohë, Armando Shakaj vijon të jetë në kërkim nga autoritetet, pasi dyshohet si organizatori i rrëmbimit dhe vrasjes së Eglant Kocit.

Si ndodhi ngjarja?

Eglant Koçi u zhduk në fillim të qershorit 2026, pasi ishte parë për herë të fundit në zonën e sheshit Wilson në Tiranë. Familjarët e tij denoncuan zhdukjen më 5 qershor, ndërsa hetimet e Policisë çuan në dyshimet se 34-vjeçari ishte marrë peng.

Sipas hetimeve, personi kryesor i dyshuar për ngjarjen është Armand Shakaj, 41 vjeç, i cili dyshohet se e ka mbajtur peng Koçin në ambientet e një biznesi në Tiranë. Pamjet e kamerave të sigurisë dhe gjurmët e gjetura gjatë hetimeve ndihmuan në rindërtimin e lëvizjeve të personave të përfshirë.

Një nga detajet që tërhoqi vëmendjen e hetuesve ishte fikja e dritave në ambientet e biznesit. Enea Zyferi, i cili punonte si kamarier në lokalin e Shakajt, ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se punëdhënësi i kishte kërkuar të fikte dritat, me arsyetimin se do të nxirrte një frigorifer.

Zyferi ka pranuar se e kishte parë Koçin të hynte në ambientet e lokalit, por ka mohuar të kishte dijeni për atë që kishte ndodhur më pas. Prokuroria dyshon se ai ka ndihmuar Shakajn për të fshehur gjurmët e krimit.

Më 19 qershor, trupi i pajetë i Eglant Koçit u gjet në zonën e Cerrujës, mes Tiranës dhe Elbasanit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.