SPORT
Hoqi dorë nga Kombëtarja, por një detaj ngre pikëpyetje pas fjalëve të Maran

Ivan Balliu është tërhequr përfundimisht nga Kombëtarja e Shqipërisë. Largimin e konfirmoi trajneri Rolando Maran, ndërsa kuqezinjtë vuajnë për alternativa në krahun e djathtë të mbrojtjes.
“Sa i përket Balliut, ka qenë zgjedhja e tij për të hequr dorë nga Kombëtarja. Ka një dëmtim që e shqetëson dhe ka vështirësi me klubin, ndaj ka vendosur të heqë dorë nga kjo aventurë”, u shpreh Maran në konferencë për shtyp.
Largimi është i çuditshëm, pasi deri tani nuk ka asnjë njoftim nga ana e Balliut. Dje shpërndau një postim në rrjetet sociale, duke u stërvitur me Rajo Vajekanon.
34 vjeçari regjistron 24 ndeshje te Shqipëria. Po ashtu ka luajtur edhe në Europianin e Gjermanisë.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
SPORT
Tragjedia në fushë e shkatërroi psikologjikisht, portieri i shokuar mendon të lërë futbollin

Klub i kategorisë së dytë portugeze, sfidon gjigantët në Ligën e Evropës

Trajneri i Portugalisë: Nuk e prisja daljen në pension të Ronaldos

Ishte pjesë e Shqipërisë, sulmuesi lë kuqezinjtë dhe zgjedh Kosovën

Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë

Tensione te Ferrari para garës në Brazil, Hamilton dhe Leclerc në përplasje

Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal

Kosova publikon listën për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, Foda fton tre lojtarë të rinj





