AKTUALITET

Hoxha: Brenda policisë pati kundërshti për dhunën, disa njësi nuk iu përgjigjën thirrjeve

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 19:16
Hoxha: Brenda policisë pati kundërshti për dhunën, disa

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kryeministri Rama e ka përdorur policinë për interesat e tij politike dhe se shpërblimi financiar i paralajmëruar për efektivët që kanë shërbyer gjatë protestave është një mënyrë për t’i vënë ata në shërbim të pushtetit. I ftuar në News 24, gazetari tha gjithashtu se brenda Policisë së Shtetit ka pasur kundërshti për mënyrën se si janë menaxhuar protestat, madje edhe raste kur njësi të caktuara nuk u janë përgjigjur thirrjeve.

Ai paralajmëroi se komunikimet në radio gjatë operacioneve policore janë të regjistruara dhe se, sipas tij, mund të dalin në publik urdhra të tjerë përveç atij “Mos u kurseni”.
Artan Hoxha: Rama e ktheu Policinë për interesin e vet. Është Policia e Shtetit shqiptar, jo e Edi Ramës. Por Rama, me atë takim me ata dhe sidomos me atë lloj mënyre “dorovitjeje” që bëri, e trajtoi policinë në këtë mënyrë, kur Policia është më e keqpaguar në vend, më e keqtrajtuara, më e keqpajisura. Sapo e pa në protestë, ai porositi menjëherë automjetet ujëhedhëse. 

Pra, papritmas kryeministri kujtohet dhe i çon 8 milionë euro nga paratë e taksapaguesve dhe ua jep si dorovitje për t’i kthyer në mercenarë. Policia ka bërë betimin para flamurit. Ai ua bëri të qartë, vazhdoni, qëndroni, ndaj u dha edhe shpërblimin atyre, sepse pas jush jam unë dhe unë do të shpërblej dhe do të mbështes këdo nga ju që në këto momente më shërben.

Ka pasur presione, sepse unë e di që nga brenda policisë ka pasur kundërshti, ka pasur probleme. Ka ndodhur në disa raste që policia nuk është përgjigjur, ka pasur njësi të caktuara që nuk i janë përgjigjur thirrjes. Do të dalin përgjimet e plota, komunikimet që kanë pasur ata në radio janë të regjistruara. Vetëm një pasazh doli, kur ai thoshte: “Mos u kurseni”. Do të shohim komunikime të tjera që janë më të ashpra se këto. Unë po them që, kur gjetëm radion e urdhrave të 21 Janarit pas 12 vitesh, këto i gjejmë për dy ditë. Këto do të dalin. 
  Për sa i përket vullnetit për të hetuar, ne pamë që nuk ka. Pas çdo proteste, pamë që ekspertët e policisë dhe të kriminalistikës paraqiteshin në vendngjarje me policinë gjyqësore, por aty nuk ishte prokuroria që të hetonte dhunën që ishte “live”. Një oficer policie duhej të ulej para një televizori dhe të dokumentonte çdo ditë me dhjetëra raste të tejkalimit të zbatimit të ligjit nga radhët e policisë.

Pra, kanë qenë aq keq, sa edhe gazin e kanë hedhur në mënyrë të gabuar. Sasia e gazit që përdoret, intensiteti i gazit që u përdor, vendi ku u hodh gazi: nuk mund të hedhësh gaz në lagjet, brenda lagjeve të Tiranës. Aty ka nëna me fëmijë, ka të moshuar. Ka një lloj limiti. Ti e ke parë që gaz u hodh nëpër rrugica. 

U kalua te pjesa tjetër, te përdorimi dhe tejkalimi i përdorimit të plumbave të gomës, ku u shkel haptazi rregullorja. Nëse rregullorja e ka përcaktuar qartë që plumbat e gomës, së pari, duhet të identifikosh personin që qëllon, çfarë rreziku shkakton ai për policinë dhe pastaj ta qëllosh në gjymtyrë.

Janë qëlluar nga mesi e lart, është shkelje. Është qëlluar në turmë, në masë. Nëse qëllohet në distanca të papërcaktuara, mund të shkaktojë edhe humbje jete, sepse ka fuqi depërtuese.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?