AKTUALITET

"Mos i kurseni"/ Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të dalë nga përgjimet

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 18:57
"Mos i kurseni"/ Artan Hoxha bën paralajmërimin e

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar protestat e studentëve, duke ngritur akuza për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve dhe mënyrën se si, sipas tij, kryeministri Edi Rama menaxhoi reagimin e forcave të rendit. 

Hoxha u ndal te veprimet e efektivëve civilë dhe mjeteve të paidentifikuara, ndërsa kritikoi veçanërisht ndërhyrjen e forcave Shqiponja, të cilat sipas tij nuk janë të përgatitura për përballimin e protestave dhe në disa raste e kanë kthyer përplasjen në konflikt personal me qytetarët.

Gazetari tha se numri i qytetarëve të lënduar ishte më i madh se ai i efektivëve të policisë, ndërsa shtoi se disa protestues nuk kanë shkuar në spital nga frika e shoqërimit nga policia.

Duke komentuar qëndrimin e kryeministrit, Hoxha pretendoi se pas tri ditëve të para, Rama ndryshoi taktikë dhe përdori Policinë e Shtetit për interesa politike.

 Në fokus të deklaratave të tij ishin edhe komunikimet radiofonike të policisë. Gazetari paralajmëroi se mund të publikohen regjistrime të tjera, të cilat sipas tij përmbajnë urdhra më të rëndë se ai që është bërë publik deri tani.

"Ka patur civilë, mjete të paidentifikuara…sidomos pjesën e dhunës këto repartet e Shqiponjave që nuk janë të përgatitura për të përballuar protesta. Ata e kthenin në një konflikte personal dhe kë gjenin në rrugë ato të masakronin. Por këto edhe në shifra përpiqen që të nxjerrin më shumë policë të plagosur se sa qytetarë. Ne e dimë që më shumë të lënduar ishin qytetarë, të veshur me skafanda ishin policë. Dhe një pjesë  e mirë e qytetarëve të lënduar nuk kanë shkuar në spitale për shkak të frikësimit nga shoqërimi. Taktika që përdori Rama pasi e mblodhi veten 3 ditët e para ishte taktika ku edhe bëri takimin e famshëm që ishte shumë turpërues. Rama e ktheu policinë për interes të veta. Ajo është polici e shtetit shqiptar dhe jo e Edi Ramës. Kjo polici papritmas kryeministri  kujtohet dhe i çon 8 mln euro nga paratë e taksapaguesve dhe ia jep si dorovitje për t’i kthyer në mercenar. Ai ua bëri të qartë që vazhdoni, qëndroni i dha edhe shpërblim se mbas jush jam unë dhe do shpërblej këdo nga ju që më shërben. Presione patjetër që ka pasur…Ka pasur njësi të caktuara që nuk i janë përgjigjur thirrjes, do dalin përgjimet e plota komunikimet që kanë patur në radio. Janë të regjistruara. Vetëm një pasazh pamë atje dhe thoshte ‘mos i kurseni’ , do shihni komunikime të tjera që janë më të rënda se kaq. Kur gjetëm audion e urdhrave të  21 janarit , këto i gjejmë shpejt”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?