AKTUALITET

Shqiptari u vra për një borxh droge prej 1.500 eurosh, bashkëshortja: E prisnim në shtëpi unë dhe vajza ime

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 18:01

Shqiptari u vra për një borxh droge prej 1.500 eurosh,

Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit Denaldo Maxhalaku, 31 vjeç, trupi i të cilit u gjet të mërkurën në një pus në zonën Felloniche të Longianos, në Itali.

I dyshuari për krimin është Daniele Sartini, 29 vjeç, banues në Longiano, i cili ka rrëfyer para hetuesve se e ka vrarë shqiptarin me tre plumba pistolete dhe më pas ka fshehur trupin e tij.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur më 7 tetor, plot 21 ditë përpara se kufoma të zbulohej në një pus përgjatë rrugës Fondovalle Rubicone.

Maxhalaku, me profesion bojaxhi dhe banues në Gatteo, ishte zhdukur pa lënë gjurmë, ndërsa bashkëshortja e tij kishte denoncuar humbjen e kontakteve me të.

Shkak i vrasjes dyshohet të ketë qenë një borxh prej 1.500 eurosh për drogë, që Sartini i kishte viktimës. 31-vjeçari kishte shkuar me automjet në banesën e 29-vjeçarit për të kërkuar paratë që i detyrohej, të lidhura me një marrëveshje për shitjen e kokainës.

Image

Gjatë marrjes në pyetje, Sartini ka treguar se fillimisht i kishte dhënë shqiptarit rreth 100 euro, por ky i fundit ishte zemëruar, pasi pretendonte se i detyroheshin shumë më tepër para.

‘Denaldo erdhi në shtëpinë time. I dhashë rreth 100 euro, por ai u zemërua, sepse duhej të merrte shumë më tepër. Më kapi për fyti dhe, me pretekstin se do të kërkoja para të tjera, hyra në shtëpi dhe mora pistoletën. Kisha frikë për veten dhe familjen time, pasi ishim kërcënuar’, ka deklaruar i dyshuari.

Sipas rrëfimit të tij, arma ishte një pistoletë Glock e kalibrit 40, që i përkiste të atit. Pasi u kthye jashtë, ai pa se Maxhalaku ishte futur në automjet.

‘Dola jashtë dhe pashë që Denaldo kishte hyrë në makinë. I qëllova tre herë nga xhami i automjetit’, ka treguar Sartini para hetuesve.

Pas vrasjes, 29-vjeçari dyshohet se ka ngarkuar trupin e pajetë në makinë dhe e ka transportuar drejt një pusi artezian pranë banesës së tij, në afërsi të fushave, ku e ka fshehur. Më pas, sipas hetimeve, i ka vënë flakën automjetit të shqiptarit, me qëllim zhdukjen e gjurmëve të krimit.

Rrëfimi i bashkëshortes: E prisnim në shtëpi unë dhe vajza ime

Ndërkohë, bashkëshortja 20-vjeçare e Denaldo Maxhalakut ka treguar dhimbjen për humbjen e të shoqit. Ajo kishte denoncuar zhdukjen e tij dhe kishte shpresuar deri në momentet e fundit se ai do të kthehej në shtëpi.

‘E prisnim në shtëpi unë dhe vajza ime njëvjeçare. Ishte një bashkëshort i kujdesshëm, një baba i dashur dhe një punëtor i madh’, është shprehur ajo.

Familja e viktimës po mbështetet nga avokati Raffaele Pacifico, ndërsa përfaqësimi ligjor i të dyshuarit bëhet nga avokatët Luca Arginelli dhe Antonio Baldacci.

Image

U zbulua nga të dhënat e telefonit

Zbulimi i autorit të dyshuar erdhi pas hetimeve të kryera nga karabinierët, të cilët arritën të rindërtonin lëvizjet e tij përmes të dhënave telefonike. Lëvizjet e Sartinit përpara dhe gjatë kryerjes së krimit kishin mbetur të regjistruara në memorien e telefonit celular që ai mbante me vete.

Pas një marrjeje të gjatë në pyetje, 29-vjeçari ka pranuar autorësinë e vrasjes dhe ka dhënë një rrëfim të detajuar për mënyrën se si e kishte kryer dhe fshehur krimin.

Prokurori i Republikës në Forli, Enrico Cieri, ka konfirmuar se rrëfimi i të dyshuarit ka ndihmuar në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

‘Një rrëfim i detajuar që sqaron çdo aspekt të ngjarjes, por presim përgjigjen e drejtësisë. Sartini ka vepruar i vetëm, pa ndihmën e asnjë bashkëpunëtori. Për momentin mund të flasim vetëm për prezumimin e pafajësisë dhe akuza është e përkohshme’, ka deklaruar prokurori.

Daniele Sartini, i cili ndodhet në burgun e Forlit, akuzohet për vrasje me dashje dhe fshehje të kufomës. Ai pritet të paraqitet në gjykatë për seancën e vlerësimit të ligjshmërisë së ndalimit, ndërsa prokuroria do të kërkojë masën e sigurisë arrest në burg.

Hetuesit kanë paralajmëruar një proces gjyqësor të përshpejtuar. Ndërkohë, autopsia e trupit të 31-vjeçarit shqiptar është caktuar për të hënën pasdite.

Hetimet drejtohen nga Prokuroria e Republikës në Forli dhe zhvillohen nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Forlit, në bashkëpunim me karabinierët e Cesenaticos dhe strukturat përkatëse territoriale.

Autopsia e viktimës është planifikuar për të hënën pasdite.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?