“Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat
Një vendim i qeverisë shqiptare, që i jep Policisë së Shtetit kompetenca për të kufizuar daljen jashtë vendit të pe...
Një vendim i qeverisë shqiptare, që i jep Policisë së Shtetit kompetenca për të kufizuar daljen jashtë vendit të pe...
Jo një e dy, por gati 80 herë kanë qenë të përfshirë në ngjarje të ndryshme tre personat e arrestuar për shp&e...
SPAK ka marrë të pandehur 31 persona dhe subjekte në dosjen hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku në fokus j...
Në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur ed...
Ergys Agasi është dhunuar barbarisht nga dy të paraburgosur që vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm, gjatë q...
Akademia e Shkencave mbajti sot homazhet për një nga themeluesit e saj. Profesor Luan Omari, akademiku më jetëgjatë në vendin ton&...
Në një moment ku policia është angazhuar në protesta ku janë shënuar dhe përplasje të forta, rreth 5 mijë kame...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve. Sipas dekretit të presidentit, zgjedhjet vendore do të zhvillohen më 9 maj 2027...
Vetëm një ditë pasi Bordi i Transparencës vendosi uljen me 1 lek të çmimit të naftës, sot është miratuar nj...
Inceneratori i Tiranës vijon të ekzistojë vetëm në letra dhe në faturat e buxhetit të shtetit, ndërsa qeveria ka parash...
Jo një e dy, por gati 80 herë kanë qenë të përfshirë në ngjarje të ndryshme tre personat e arrestuar për shpërthimin vdekjeprurës në Plakë të Athinës, ku humbën jetën 6 persona tre prej të cilëve shqiptarë. Para shpërthimit, dy shtetasit grekë dhe një shtetas shqiptar kishin hequr një pjesë të tubit të bakrit nga shkallët e ndërtesës në rrugën Lysikratous.
Sipas të dhënave të mbledhura nga autoritetet policore, tre të arrestuarit kanë një të kaluar të rëndë kriminale, me një numër të konsiderueshëm veprash penale që lidhen me vjedhje, grabitje, narkotikë dhe përvetësim të produkteve të veprës penale.
Më konkretisht, njëri prej dy shtetasve grekë të arrestuar rezulton të ketë historikun më të gjatë të përplasjeve me ligjin. Nga viti 1985 deri në vitin 2026, ai ka rënë në vëmendjen e Policisë rreth 45 herë, për çështje që lidhen me vjedhje, grabitje dhe trafik droge.
Shtetasi i dytë grek ka qenë në vëmendjen e autoriteteve edhe 13 herë të tjera, gjatë periudhës 2008–2026, gjithashtu për vepra penale që lidhen me vjedhje, grabitje dhe narkotikë.
Sa i përket shtetasit shqiptar të arrestuar, nga viti 2019 deri në vitin 2026 ai ka qenë objekt i hetimeve policore më shumë se 20 herë. Çështjet në të cilat është përfshirë kanë të bëjnë me narkotikë, vjedhje, përvetësim të produkteve të veprës penale dhe grabitje.
Në total, bazuar në të dhënat e disponueshme, tre të arrestuarit rezultojnë të kenë rreth 80 përfshirje të mëparshme në ngjarje të regjistruara nga autoritetet, ndërsa rasti më i hershëm daton 41 vite më parë.
Më herët gjatë ditës së sotme, ndaj tyre u ngritën akuza për zjarrvënie, nga e cila u rrezikua jeta e njerëzve dhe që shkaktoi vdekjen e personave të tjerë me dashje, në bashkëpunim; shpërthim me të njëjtat pasoja; vrasje me dashje eventuale, në disa raste dhe në bashkëpunim; si dhe plagosje të rënda, në disa raste dhe në bashkëpunim.
Të tre të arrestuarit kanë kërkuar dhe kanë marrë afat për t'u paraqitur para autoriteteve dhe për të dhënë shpjegimet e tyre ditën e hënë, më 2 nëntor, në orën 12:00.
Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë në Plakë
Hetuesit analizuan pamjet e kamerave të sigurisë, ku shfaqen tre persona duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë rreth ndërtesës në rrugën Lysikratous, pesë orë përpara shpërthimit.
Dy prej tyre shihen duke hyrë në shkallët e ndërtesës, ku qëndrojnë për disa minuta. Më pas, të tre largohen me nxitim nga vendi, duke mbajtur me vete një pjesë të tubit të bakrit.
Më herët, raporti i hartuar nga laboratori i Universitetit Politeknik Kombëtar të Athinës kishte arritur në përfundimin se pika e rrjedhjes së gazit ndodhej brenda ndërtesës, pranë matësit në katin përdhes, dhe jo në pjesën e jashtme të instalimit.
Tre të arrestuarit kanë qenë dhjetëra herë në vëmendjen e autoriteteve në të kaluarën, për vepra penale që lidhen me vjedhje, grabitje, armëmbajtje pa leje, narkotikë dhe plagosje të rënda.
Si u shkaktua shpërthimi
Zbardhja e ngjarjes u bë një ditë më parë nga efektivët e Drejtorisë për Hetimin e Veprave Penale të Zjarrvënies në Shërbimin Zjarrfikës, nën mbikëqyrjen e prokurorit.
Tre personat akuzohen se, pak orë përpara tragjedisë, kanë vjedhur një tub bakri nga instalimi i gazit natyror të ndërtesës.
Sipas vlerësimit të hetuesve, autorët janë përpjekur ta presin tubin me një prerëse metalike dhe më pas e kanë tërhequr atë, duke shkaktuar shkëputjen e tij dhe krijimin e një çarjeje në instalimin e brendshëm.
Gazi i rrjedhur është përhapur gjatë orëve në vijim dhe ka arritur në përqendrime shumë të larta, deri në katin e dytë, ku banonte një çift të moshuarish. Në momentin kur gruaja e moshuar shkoi në banjë dhe ndezi çelësin e dritës, shkëndija elektrike shkaktoi shpërthimin vdekjeprurës.
Autobusi shkollor që shpëtoi për pak sekonda
Përmasat e shpërthimit pasqyrohen edhe në një fotografi-dëshmi, të siguruar dhe publikuar nga protothema.gr, ku flakët shihen si në katet e sipërme, ashtu edhe në katin përdhes të ndërtesës. Kjo për shkak se gazi natyror ishte përhapur në një pjesë të madhe të saj.
Në të njëjtën fotografi dallohet edhe një furgon i zi, i cili, sipas informacioneve, ishte një automjet transporti për nxënësit dhe kishte kaluar në atë zonë vetëm pak sekonda përpara shpërthimit. Kjo rastësi në kohë shmangu mundësinë që edhe automjeti shkollor të përfshihej në epiqendrën e katastrofës. /PiranjatNews/
Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit Denaldo Maxhalaku, 31 vjeç, trupi i të cilit u gjet të mërkurën n&...
Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pasd...
Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ardit Gjakrosën, i ekstraduar 2 ditë m&eu...
Një shtetas shqiptar është arrestuar në Greqi, si një nga tre të dyshuarit për shpërthimin tragjik në lagjen Plaka ...
Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtor për përdhu...
Në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur ed...
Dhoma e Avokatisë ka vendosur të ndërpresë bojkotin e avokatëve, i cili vijon prej rreth dy muajsh në shenjë kundërshtim...
Ergys Agasi është dhunuar barbarisht nga dy të paraburgosur që vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm, gjatë q...
Akademia e Shkencave mbajti sot homazhet për një nga themeluesit e saj. Profesor Luan Omari, akademiku më jetëgjatë në vendin ton&...
Në një moment ku policia është angazhuar në protesta ku janë shënuar dhe përplasje të forta, rreth 5 mijë kame...