Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve
AKTUALITET

I arrestuar në Francë, i kërkuar nga SPAK për milionat e AKSHI-t, Ermal Beqiri nis betejën me mediat për fotot!

Ermal Beqiri, biznesmeni i kërkuar nga SPAK për dosjen e tenderëve të AKSHI-t dhe aktualisht i arrestuar në Francë, ku po shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri, ka një tjetër shqetësim: fotografitë e tij që përdoren nga mediat

P
Piranjat19 November 2026, 18:55 · 3 min lexim
I arrestuar në Francë, i kërkuar nga SPAK për milionat e

Ermal Beqiri, biznesmeni i kërkuar nga SPAK për dosjen e tenderëve të AKSHI-t dhe aktualisht i arrestuar në Francë, ku po shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri, ka një tjetër shqetësim: fotografitë e tij që përdoren nga mediat.

Kompania “Soft & Solution”, në pronësi të Beqirit, rezulton si subjekti i përfaqësuar në një ankesë të depozituar pranë Google për përdorimin pa autorizim të fotografive personale të biznesmenit, të marra nga profili i tij në LinkedIn.

Njoftimi i Google ka mbërritur më 19 nëntor në disa media që kanë publikuar fotografi të Beqirit.

Në dokumentin e përcjellë nga Google, në rubrikën “Rightsholder represented” shënohet emri i kompanisë “Soft & Solution”. Ankesa pretendon se fotografitë janë marrë nga profili personal i biznesmenit në LinkedIn dhe janë ripublikuar nga mediat pa autorizimin përkatës.

Objekti i ankesës janë fotografitë e Ermal Beqirit dhe jo përmbajtja e lajmeve që raportojnë mbi hetimet ndaj tij. Megjithatë, Google ka njoftuar se ka nisur procedurën për heqjen nga rezultatet e kërkimit të adresës së artikullit që përmban fotografinë e kundërshtuar.

Milionat nga fondet publike dhe beteja kundër ekstradimit

Ermal Beqiri është pronar i kompanisë “Soft & Solution”, një prej përfituesve të kontratave publike në sektorin e teknologjisë së informacionit. Në shkurt 2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor i dha bashkimit të operatorëve “Soft Solution” dhe “Horizon” një tender me vlerë rreth 330 milionë lekë të reja, ndërkohë që Beqiri ishte shpallur në kërkim nga SPAK.

Kompanitë e lidhura me Beqirin, Ergys Agasin dhe dy biznesmenë të tjerë siguruan tendera me vlerë 57 milionë euro brenda nëntë muajve. Vetëm për vitin 2024, “Soft & Solution” raportoi mbi 1 miliard lekë fitim të pashpërndarë dhe rreth 2 miliardë lekë asete.

Beqiri dyshohet nga SPAK për përfshirje në një skemë të manipulimit të tenderëve të AKSHI-t, korrupsion dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Prokuroria e Posaçme e lidh gjithashtu me pengmarrjen e dyshuar të biznesmenit Gerond Meçe, i cili kishte kundërshtuar procedurat e tenderimit.

I arrestuar në Francë më 24 korrik 2026, pasi avioni i tij hyri në hapësirën ajrore të ndaluar mbi një central bërthamor, Beqiri vijon të mbahet në paraburgim dhe po kundërshton ekstradimin në Shqipëri. Prokuroria franceze ka dhënë mendim pozitiv për ekstradimin, ndërsa vendimi i takon drejtësisë franceze.

Ndërsa në Francë përpiqet të shmangë kthimin për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, në Google ka nisur një tjetër betejë: ajo për fotografitë e tij në mediat që raportojnë për dosjen e AKSHI-t.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.