Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese SHBA po ndryshon kurs ndaj Kinës! Pse Donald Trump mund të jetë 'miku i fundit amerikan' i Xi Jinping-ut? Jakup Krasniqi pranë familjes në Prishtinë, Kurti: Momente të vështira, urojmë që gjithçka të shkojë mirë...
AKTUALITET

“Më çoi në shkurret e Vlorës dhe më pë*dhunoi”, rrëfimi i 34-vjeçares: Djali i tij më shpëtoi

P
Piranjat19 November 2026, 17:49 · 3 min lexim
“Më çoi në shkurret e Vlorës dhe më

Një 34-vjeçare ka zgjedhur të flasë publikisht për atë që pretendon se ka përjetuar gjatë marrëdhënies me ish-bashkëjetuesin e saj, 52-vjeçarin Bledar Bakaj. 

Në një rrëfim të mëparshëm ajo deklaroi se ishte mbajtur peng, dhunuar dhe përdhunuar prej tij. Akuza të rënda, të cilat Bakaj i ka mohuar. Por ngjarjet morën një tjetër përmasë më 13 shtator 2026, në fshatin Suk të Roskovecit. Pavarësisht një urdhri mbrojtjeje, Bakaj shkoi në banesën e ish-bashkëjetueses së tij. Pas një konflikti, ai dyshohet se plagosi me drapër në këmbë babanë 67-vjeçar të saj. Policia e arrestoi rreth gjysmë ore pas ngjarjes.

Për këtë episod, Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ndërkohë, më 9 nëntor 2026, gjykata pranoi sërish kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” ndaj 52-vjeçarit, ndërsa Prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më futi në makinë gjoja sikur do më çonte mua në për vizitë. Babait i tha që do të më dërgonte me ambulancë në Tiranë, por më çoi në shkurret e Vlorës dhe më përdhunoi.

Më ka përdhunuar edhe në sy të djalit të tij 10-vjeçar, më ka dhunuar dhe përdhunuar. Edhe atë fëmijë e ka dhunuar shumë, mirë që shpëtuam kokën prej tij. Ai fëmijë duhet të ketë një ngarkesë shumë të madhe. 

Gjithçka për mua zgjati 45 ditë, por më duket sikur ka kaluar 450 vite. Më thoshte e ke vendin në varreza, do të të fus në një kuti xhami të të shoh kur të shkëputet mishi nga kocka.
Më tha po tregove gjë do të të thyej një këmbë e një krah.

Kam ikur me djalin, nëpër ullishte, nëpër ferrat, nëpër kanale.

Djali më shpëtoi, djali bën 15-vjeç tani, thoshte lëre të ikë se po e mban peng, ai e rrihte çdo padite. Mbante thikë dhe sëpatë”, rrëfen 34-vjeçarja./BW

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.