Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme
AKTUALITET

I riu në protestë: Nuk e imagjinoj jetën time në Tiranë, kjo qeveri na ka hequr dëshirën për t’u bërë prindër

P
Piranjat 7 November 2026, 15:30 · 2 min lexim
I riu në protestë: Nuk e imagjinoj jetën time në

Një i ri, pjesëmarrës në protestën kombëtare, ka treguar për News24 arsyet që e kanë nxitur të dalë në shesh, pavarësisht se ka një pagë të mirë.  Ai tha se qytetarët duhet të mendojnë përtej interesit të tyre të momentit dhe të reagojnë për të ardhmen e brezit të ri.

“Unë kam një rrogë të mirë, por kam dalë në protestë. Njerëzit duhet të mendojnë më shumë se rroga, të mendojnë për të ardhmen e brezit të ri, të fëmijëve të tyre. Çmimet e apartamenteve janë të larta.

S’më duket e drejtë të mos dal dhe të protestoj, sepse bëhet fjalë për të ardhmen. Nuk e imagjinoj jetën time në Tiranë.

Ky shtet na ka hequr dëshirën që të bëhemi prindër. Do të dal në protestë deri sa të kem jetë, por do të iki jashtë nëse nuk e fitojmë këtë betejën e fundit.

Më kanë bërë krenar ata që kanë dalë në protestë, më kanë bërë krenar adoleshentët. Kam pritshmëri të mira se këtë herë mund t’ia dalim”, u shpreh i riu.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.