Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj
AKTUALITET

"I thyen hundën"/ Protestuesi denoncon dhunën policore ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat, pa ndihmë mjekësore

P
Piranjat 7 November 2026, 13:44 · 1 min lexim
"I thyen hundën"/ Protestuesi denoncon dhunën policore ndaj

Një qytetar ka denoncuar dhunën policore ndaj djalit të tij, i cili është dhunuar gjatë protestës studentore dhe ka pësuar frakturë në hundë. Duke folur për mediat, protestuesi tregoi se djali i tij, student, ishte larguar nga protesta në momentin kur është përballur me dhunën e policisë.

 Ai tha gjithashtu se e kishte dërguar të birin në Spitalin Ushtarak, ku pas disa ekzaminimeve mjekësore ishte konstatuar fraktura në hundë.

“Kam qenë pjesë e protestës çdo ditë. Kam çunin student. Ishte në protestë dhe ia thyen hundën. E çova tre ditë në Spitalin Ushtarak. I bënë disa vizita dhe rezultoi që kishte thyer hundën nga dhuna policore. Ka frakturë. Ai po ikte në atë moment për në shtëpi, pasi mori pjesë në protestë.

 Nuk po bënte asnjë gjë, asnjë sjellje të dhunshme. Ishte tre ditë në komisariat, në qeli, i shoqëruar, me hundën e thyer. Erald Kapri, deputeti i Mundësia, u interesua dhe kërkonte që t’i bëhej vizitë mjekësore djalit. Është si në Serbi, si me Vuçiçin. E njëjta sjellje”, tha ai

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.