"Na shpërqendronte"/ Blendi Klosi habit me arsyetimin e tij për përjashtimin e Spiropalit

Blendi Klosi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, komentoi përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar. Sipas tij, kritikat e saj shpërqendronin partinë, ndaj dhe e përjashtuan.
“Vendimi ka të bëjë me vullnetin e forcës sonë politike për të qenë të fokusuar në dy momente shumë të rëndësishme që kemi përpara. Kryesorja është integrimi në BE dhe ky duhet të jetë fokusi i gjithë debatit dhe punës.
Më pas, edhe gara elektorale që kemi pas 5 muajsh. Për një forcë politike të përgjegjshme, e cila kupton se për të realizuar qëllimin e saj më të mirë, atë të shërbesës karshi qytetarëve, për t'ia dalë që të kemi mundësinë t'ju shërbejmë qytetarëve shqiptarë me mënyrën se si ne qeverisim se si administrojmë pushtetin vendor, kemi të gjithë dëshirën ta vazhdojmë ta ofrojmë këtë shërbim, që për mendimin tonë ka qenë i suksesshëm karshi qytetarëve.
Vota e ka dëshmuar këtë. Ne kërkojmë që të jemi të fokusuar te gara dhe vetëm në kuadër të këtij aspekti, Asambleja Kombëtare, bazuar në statutin tonë të brendshëm, forumet më të larta të partisë mundet të shkarkojnë nga pozicionet drejtuese dhe forumet drejtuese të partisë elementë që vetë statuti apo vetë forumi vendos për t'i larguar”, tha Klosi në A2.
“Në këtë kuadër, të dy kolegët nuk janë më pjesë e forumeve drejtuese të Partisë Socialiste dhe vendimmarrja është për publikun. Përsa i përket debatit tonë të brendshëm, ka qenë një debat i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi kemi vendosur që të qeverisim Shqipërinë dhe jo t'i afrojmë qytetarëve shqiptarë se çfarë mendojmë ne brenda për njëri-tjetrin. Do të jetë shumë e udhës që të të fokusohemi në këtë aspekt”, shtoi sekretari i Përgjithshëm i PS-së.
Kur u pyet nëse Spiropalit iu dha mundësia që të dëgjohej, Klosi u përgjigj: “Po, padyshim. Një nga folësit me kohë të gjatë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare ka qenë Elisa Spiropali”.
Lexo edhe
POLITIKE
Nga “Mjaft” në majat e PS-së, Artan Hoxha: Spiropalin e bëri Rama, jo gara

Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

Hoxha: Kush është “Nesti Angoni” që bëri kallzimin në SPAK për Spiropalin? Detaji që ngre pikëpyetje nga “sekreti” 10 vjeçar ...

“Luftë për pasardhësin e Ramës”, Abilekaj zbulon çfarë po ndodh brenda PS-së

‘Shqiptarët nuk janë më të pasur se në vitin 2013’/ Dervishi-Klosit: Vetëm po shtoni numrin e të varfërve

A qendron Turqia pas lajmit se raketat ndaj anijeve ruse në Libi, u nisën nga Shqipëria?

Berisha: Sot, e vërteta më tragjike është se Edi Rama dhe regjimi i tij përbën një rrezik ekzistencial për Shqipërinë

Oerd Bylykbashi jep dorëheqjen si drejtues i PD-së së Durrësit: Nga sot do jem një ushtar i thjeshtë





