Nazarko: Opozita të bashkohet për zgjedhjet vendore në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë

Analisti Mentor Nazarko u shpreh se protestat duhet të kenë përfaqësim politik në të gjithë vendin, duke theksuar se opozita duhet të bashkohet dhe të bëjë maksimumin për zgjedhjet e ardhshme vendore.
I ftuar në A2 CNN, Nazarko foli për Kodin Zgjedhor dhe ndikimin që ndryshimet e mundshme të tij mund të kenë në garën për pushtetin lokal, veçanërisht në Bashkinë e Tiranës.
“Protesta duhet të përfaqësohet politikisht edhe për Tiranën, edhe për gjithë Shqipërinë’, theksoi Nazarko.
Gjithashtu analisti u bëri thirrje të rinjvë protestues që të arsimohen sepse Shqipëria ka nevojë.
‘Arsimohuni, sepse kemi nevojë për inteligjencën tuaj. Shkunduni, sepse kemi nevojë për entuziazmin tuaj dhe protestoni, sepse kemi nevojë për forcën tuaj’, tha Nazarko.
Lexo edhe
POLITIKE
"Na shpërqendronte"/ Blendi Klosi habit me arsyetimin e tij për përjashtimin e Spiropalit

Nga “Mjaft” në majat e PS-së, Artan Hoxha: Spiropalin e bëri Rama, jo gara

Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

Hoxha: Kush është “Nesti Angoni” që bëri kallzimin në SPAK për Spiropalin? Detaji që ngre pikëpyetje nga “sekreti” 10 vjeçar ...

“Luftë për pasardhësin e Ramës”, Abilekaj zbulon çfarë po ndodh brenda PS-së

‘Shqiptarët nuk janë më të pasur se në vitin 2013’/ Dervishi-Klosit: Vetëm po shtoni numrin e të varfërve

A qendron Turqia pas lajmit se raketat ndaj anijeve ruse në Libi, u nisën nga Shqipëria?

Berisha: Sot, e vërteta më tragjike është se Edi Rama dhe regjimi i tij përbën një rrezik ekzistencial për Shqipërinë





