EKSKLUZIVE/ Eskortat e huaja “mbysin” Tiranën: Si vajzat nga Brazili, Kolumbia e Vietnami ofrojnë shërbime sek*uale për 50-150 euro

Prostitucioni me shtetase të huaja po shfaqet gjithnjë e më hapur në disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë. Përmes njoftimeve online, kontakteve në rrjete sociale dhe komunikimeve direkte me klientët, ofrohen shërbime seksuale kundrejt pagesave të përcaktuara, ndërsa aktiviteti zhvillohet kryesisht në apartamente apo banesa me qira.
Tirana, Durrësi, Vlora dhe Saranda janë disa prej qyteteve ku ky fenomen është evidentuar gjatë investigimit të Piranjat News. Bëhet fjalë për shtetase të huaja nga vende të ndryshme, mes tyre Brazili, Kolumbia, Vietnami, Kina, Rusia, Bjellorusia dhe Ukraina.
Por si funksionon ky aktivitet dhe sa lehtë mund të kontaktohen këto grupe?
Gazetarët investigativë të Piranjat News vendosën të verifikojnë nga afër mënyrën se si operojnë këto rrjete. Përmes kontakteve të drejtpërdrejta, gazetarët identifikuan grupe që ofronin vajza të ndryshme, me tarifa që, sipas komunikimeve të dokumentuara, nisnin nga 50 euro dhe arrinin deri në 150 euro për shërbimin e ofruar.
Në disa raste, aktiviteti zhvillohej në apartamente të marra me qira ditore ose mujore. Ndërsa komunikimi me klientët kryhej përmes telefonit apo aplikacioneve të komunikimit, fotografitë e vajzave përdoreshin si një lloj katalogu.
Në një prej kontakteve të realizuara nga gazetarët, biseda zhvillohet si më poshtë:
Gazetari: Mirëmëngjesi. Çfarë gocash keni? Ku mund t’i shikoj?
Eskorta: 150 euro për një orë.
Gazetari: A keni vajza të tjera?
Eskorta: Po, kemi shumë vajza të tjera. Dëshironi të vini?
Gazetari: A keni vajzë bionde?
Eskorta: Po kemi, shikoje në foto.

Pas kërkesës së gazetarëve, u dërguan menjëherë disa fotografi të vajzave të ofruara. Imazhet paraqisnin vajza me pamje të ndryshme, të fotografuara në ambiente apartamentesh dhe hotelesh, me veshje intime.
Fotografitë shërbenin si një “katalog” për klientët, duke u mundësuar atyre të shihnin vajzat e disponueshme dhe të vijonin më pas komunikimin për tarifën dhe vendndodhjen.
Materialet e siguruara nga Piranjat News tregojnë një mënyrë komunikimi të strukturuar, ku ofertat, fotografitë, tarifat dhe vendi i takimit përcaktohen përpara kontaktit fizik.
Investigimi i Piranjat News sjell të dhëna dhe komunikime të dokumentuara mbi mënyrën se si funksionon ky aktivitet në disa prej qyteteve kryesore të vendit./Piranjat News







Lexo edhe
INVESTIGIME
Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares në Vlorë/ Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet





