INVESTIGIME

Pas një jave gjendet trupi i 29-vjeçarit, “Piranjat” përballen me ministrin e mbrojtjes

e. d Përditësimi i fundit 10 Maj 2025, 21:48

Pas një jave gjendet trupi i 29-vjeçarit, “Piranjat”

KLOS- E shtuna e 3 majit shënoi një ngjarje tragjike në Burrel. Fadromisti, 29-vjeçar, Ardit Beshiri, u zu poshtë nga një masiv dheu, teksa po punonte për hapjen e një rezervuari në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafën e Burrelit. Në rrethana ende të paqarta është çarë rezervuari, i cili përdorej për nevoja të kompanisë për pastrimin e mineraleve dhe për pasojë i riu është marrë përpara nga vërshimi i ujit dhe rërës së grumbulluar aty prej disa vitesh nga përpunimi i kromit. Për shkak të sasisë së madhe të ujit, trupi dyshohet se mund të jetë zhvendosur katër apo pesë kilometra nga vendi i aksidentit.

Mjafton të shihet zhvendosja e fadromës për të kuptuar fuqinë goditëse pas çarjes së digës së rezervuarit. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi drejtuesin teknik të kompanisë, Ademir Lala, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Ndërsa vetë drejtuesit e kompanisë janë larguar pa adresë dhe nuk kanë bërë asgjë për t’i ardhur në ndihmë familjarëve të 29-vjeçarit. Por përveçse nga kompania private, familjarët duket se janë lënë vetëm edhe nga strukturat shtetërore. Babai i të riut ka treguar për mediat se në dy ditët e para në vendngjarje kanë qenë të pranishëm vetëm disa ushtarë, të cilët kanë kërkuar në mes të gjithë atij masivi dheu me lopata dore.

Pas 3 ditësh kërkime me mjete rrethanore dhe pasi i humbi të gjitha shpresat, babai I 29-vjeçarit, Nerim Beshiri, mes lotësh i bëri thirrje institucioneve për t’ju ardhur në ndihmë me mjete të specializuara për të gjetur trupin e djalit të tij. Vetëm pas fjalëve të tij dëshpëruese, shteti u kujtua dhe i erdhi në ndihmë me mjete të rënda, dy eskavatorë dhe disa pajsije me sensorë. Por që këto pajisje identifikonin vetëm materiale metalike dhe jo trupin e njeriut, ndaj për gjashtë ditë u gjetën vetëm disa mbetje të eskavatorit, më të cilin punonte Ardit Beshiri. Shtetit shqiptar i erdhën në ndihmë edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës me dy qenë të specializuar për kërkimin e kufomave, por as kjo metodë nuk funksionoi.

Pas shumë ditësh kërkime pa rezultat, për shkak të mungesës së pajisjeve, Piranjat u përballen më ministrin e mbrojtjes, Pirro Vengu. Ky i fundit u shpreh se është bërë maksimumi nga forcat shqiptare, por mungesën e rezultateve e justfikoi me faktin se terreni i vështirë e bënte thuajse të pamundur misionin. Por një ditë pas kësaj interviste, me punën e pandërprë të të gjitha forcave u gjend edhe trupi i pajetë i Ardit Beshirit.

ardit beshiri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë