INVESTIGIME

Komisioni i Apelimit që nuk u mblodh asnjëherë. Bashkia e Tiranës mban "peng" emrat derisa zëvendësoi, Taulant Tushen e inceneratorit! Ja çfarë drejtori juridik...

E.D Përditësimi i fundit 25 Tetor 2024, 20:56

Komisioni i Apelimit që nuk u mblodh asnjëherë. Bashkia e

TIRANË- Ndoshta shumë pak persona në Tiranë e dinë që nëse merrni një gjobë nga policia bashkiake, nëse taksoheni apo tarifoheni padrejtësisht, nëse penalizoheni dhe mendoni se po ju bëhet një padrejtësi, ekziston një organ tek i cili mund të ankoheni, dhe nëse pretendimi juaj është i drejtë, penalitetet financiare ndaj jush, mund të revokohen.

Institucioni në fjalë quhet Komisioni i Apelimit Administrativ të Taksave dhe Tarifave Vendore dhe është ngritur pas vendimit të Këshillit Bashkiak me nr 158 të 21 Dhjetorit 2018. Nisur nga emri, kuptohet që është një lloj gjykate apeli ku personat që nuk janë dakord me vendimet e strukturave të Bashkisë së kryeqytetit, mund t’i drejtohen me shpresën se kur çështja të shqyrtohet, të gjejnë drejtësi.

Por lind pyetja, sa funksional është ky komision kaq i rëndësishëm për xhepat dhe dinjitetin e qytetarëve? Për këtë, në Dhjetor të vitit 2023, pra 10 muaj më parë, iu drejtuam me një shkresë zyrtare, Bashkisë së Tiranës ku kërkuam informacion në lidhje me aktivitetin e Komisionit, kush ishin anëtarët e tij të cilët caktohen me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, masat administrative të vendosura prej tij dhe mbi vendimarrjet e marra brenda kuadrit ligjor që ky komision ka.

Por siç ndodh shpesh me Bashkinë hermetike të Tiranës, nuk morëm asnjë përgjigje, pavarësisht se kërkesën e përsëritëm dy herë radhazi. Të gjendur në këto kushte, bëmë një kërkesë të tretë për informacion, më 1 Mars të vitit 2024. Sërish me të njëjtat pyetje, por sërish, nuk funksionoi. Bashkia vazhdoi të heshtë.

Pas disa shkresave dhe indeferentizmit të Bashkisë së Tiranës, iu drejtuam me një shkresë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, dhe ky i fundit i kërkoi Bashkisë që në bazë të ligjit, të na kthente përgjigje duke i lënë afat 7 ditë. Por dhe pas vendimit të Komisionerit që garanton zbatimin e të drejtës për informim nga autoritetet publike, nuk morëm asnjë përgjigje!

Sërish nuk hoqëm dorë, më 2 Maj 2024, dërguam një tjetër kërkesë për informacion, pastaj një tjetër në Qershor dhe një tjetër në muajin Korrik. Pas gjithë kërkesave për informacion, më në fund Bashkia e Tiranës u bë e gjallë dhe na u përgjigj më datën 6 Gusht të këtij viti. Por nuk ishte e thënë.... sepse në përgjigje nuk jepet asnjë informacion për pyetjet që i kemi drejtuar.

Letra e dërguar nga Bashkia e Tiranës, ngjante me një letër bakalli, pa firmë dhe pa vulë. Një shembull i qartë i mungesës së seriozitetit dhe përgjegjshmërisë institucionale. Në përgjigjen e kthyer jepen të dhëna të vendimeve që janë marrë lidhur me ankimimet që janë trajtuar, por po të shohim në krye të përgjigjes, të dhënat nuk janë të Komisionit të Apelimit, por të Drejtorisë së Përgjithshme Juridike të Aseteve dhe Licensimit. Gjë që nuk na intereson aspak, sepse nuk ishte ajo që kërkonim.

Për ta shpjeguar qartë, një vendim i kësaj drejtorie është i ankimueshëm në Komisionin e Apelimit që ndryshe nga vendimi i një drejtori, është një organ kolegjial i përbërë nga pesë antarë të cilët vendosin me shumicë votash.

Por tani të bëhemi konkretë, sepse ka një arsye që Bashkia Tiranë refuzon të na kthejë përgjigje për pyetjet që i kemi drejtuar. Komisioni i Apelimit Administrativ të Taksave dhe Tarifave Vendore që nga viti 2018 kur është ngritur përmes një vendimi të këshillit bashkiak, nuk është mbledhur asnjëherë, duke ekzistuar kështu vetëm në letër.

Të paktën deri më 8 maj të këtij viti kur Kryetari i Bashkisë ka bërë emërimin e anëtareve të reja të Komisionit, znj. Jonida Halili si kryetare, Edlira Koços, Boriana Vrusho, Lindita Troja dhe Eva Osmani si anëtare. Një komision i ri, që shpresojmë se do të funksionojë, Ndërkohë që për mbledhjet e të vjetrit nuk shkruhet asnjë rresht.

Dhe jo për pak kohë, por për 5 vjet me radhë, duke shkaktuar dëme financiare tek qytetarët që mund të kishin ankesa, që nga gjobat e Policisë Bashkiake dhe deri te tarifat e taksat e padrejta. Pagesa e penalitetetit ose lënia e garancisë për shumën e gjobës që i është vendosur një biznesi është kusht që vendimi të apelohet si në strukturën e Komisionit të Apelimit si në gjykatë.

Por po ashtu është kusht që përpara se të shkosh në gjykatë për të ankimuar një gjobë ose taksë të padrejtë duhet që të kesh një vendim të këtij komisioni. Kjo krijon një tjetër preccedent, sepse parapagimi i gjobës dhe vonesa me të paktën 60 ditë kur nuk shkon përpara gjykatës krijon një kosto financiare për biznesin, i cili madje mund të kërkojë në një proces civil dëmshpërblim nga bashkia që nuk ka kryer si duhet detyrën.

Ndaj për të mësuar përgjigjen që nuk po na vinte asnjëherë me shkresë zyrtare nga Komisioni, vendosëm të takojmë vetë Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme Juridike të Aseteve dhe Licensimit të Bashksë së Tiranës, zotin Alban Dokushi, i cili sapo përballet me ne, artikulon fjalinë e mësuar tashmë përmendësh.

Alban Dokushi: Mund të bëni një kërkesë me shkrim...

Edon Kuqi: Kush janë anëtarët e Komisionit të Apelimit të Tarifave dhe Taksave Vendore?

Alban Dokushi: Është një komision kolegjial i ngritur nga Këshilli Bashkiak, që drejtohet nga një nga nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës. Anëtarët duhet ti shoh se caktohen me urdhër të kryetaruit të bashkisë.

Edon Kuqi: Kush janë anëtarët?

Alban Dokushi: Në dijeninë time një përfaqësues e ka drejtoria juridike. Mund të bëni një kërkesë me shkrim...

Edon Kuqi: I kemi bërë tre kërkesa dhe nuk kemi marrë përgjigje

Alban Dokushi: Ju lutem mund të bëni dhe një.

Në fakt ne mund të bëjmë edhe shumë shkresa të tjera, por jemi të sigurtë që nuk do marrim përgjigje, sepse mes anëtarëve të komisionit fantazëm që su mblodh asnjëherë, të cilët administrata e bashkisë kërkon t’i mbajë aq sekret, janë vetë drejtori Dokushi dhe gjithashtu Taulant Tusha, i cili tashmë ndodhet në burg.

Edon Kuqi: Neve na është thënë se nuk ëhstë mbledhur kurrë

Alban Dokushi: Është mbledhur

Edon Kuqi: Mund të na vini në dispozicion një dokument të mbledhjes...

Alban Dokushi: Ka filluar të funksionojë

Sipas drejtorit paska filluar të funksionojë. Pra, për pesë vite nuk ka funksionuar. Tani po. Urime dhe shpresojmë të shkojë mbarë.

Edon Kuqi: Kur ka filluar?

Alban Dokushi: Nuk e di, të jem i saktë, se kur ashtu... Që nga muaji janar janë bërë ndryshimet përkatëse.

Mesa duket me ndryshime përkatëse, zoti Dokushi nënkupton zëvendësimin e ish anëtarit të komisionit Taulant Tusha, i cili siç thamë ndodhet pas hekurave për skandalin e inceneratorit.

Alban Dokushi: Do ta ndjek unë vetë si rast dhe tu jap një përgjgje.

Pas këtij premtimi, zoti Dokushi e mbajti fjalën. Nga bashkia na erdhi kjo shkresë në të cilën na jepen emrat e anëtarëve të komisionit aktual, ndërsa për anëtarët e komisionit paraardhës, apo për numrin e mbledhjeve të këtij komisioni në pesë vite, asnjë rresht i vetëm, pavarësisht se tashmë, një ide e kemi krijuar të gjithë. I mbetet qytetarëve dhe bizneseve të dëmtuara financiarisht, të kërkojnë dëmshpërblim nga bashkia për këtë handikap që i ka penalizuar në vite.

Artikuj te sugjeruar

INVESTIGIME 11 Tetor22:43

Qeni im është gay

TIRANË- Si do të reagonin të tjerët nëse qeni juaj është homoseksual? Përgjigjen na e jep kamera e fshehtë që...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë