Ish-kreu i policisë italiane, Gianni De Gennaro, nën hetim për devijim të hetimeve
Ish-kreu i policisë italiane, Gianni De Gennaro, është nën hetim nga Prokuroria e Kaltanissettës për devijim të hetimeve, në kuadër të hetimit për masakrën e rrugës ”D’Amelio” dhe zhdukjen e së ashtuquajturës ”agjenda e kuqe” të gjyqtarit Paolo Borsellino

Ish-kreu i policisë italiane, Gianni De Gennaro, është nën hetim nga Prokuroria e Kaltanissettës për devijim të hetimeve, në kuadër të hetimit për masakrën e rrugës ”D’Amelio” dhe zhdukjen e së ashtuquajturës ”agjenda e kuqe” të gjyqtarit Paolo Borsellino.
Magjistratët e Kaltanissettës i kanë dorëzuar De Gennaros një njoftim zyrtar për nisjen e hetimit.
Gjatë ditëve të fundit, ata kishin urdhëruar kontrolle në ambiente që ndodheshin në dispozicion të tij.
Karabinierët e ROS-it kishin ekzekutuar në provincën e Romës gjashtë urdhra kontrolli.
Verifikimet kishin përfshirë, përveç De Gennaros, edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë Salvatore Contorno, Donatella Peruzzi, e cila punon në Departamentin e Informacionit për Sigurinë (DIS), Massimo Carnicelli, përgjegjës për sigurinë personale të ish-kreut të Policisë, si dhe Francesco Pacetto, ish-inspektor policie dhe bashkëpunëtor i tij i ngushtë.
Sipas hipotezës së prokurorëve të Kaltanissettës, De Gennaro, duke u mbështetur te Carnicelli dhe Pacetto, do të ishte përpjekur të pengonte Contornon të jepte deklarime në Prokurori.
Ndërsa përmes Peruzzit, ai dyshohet se ka fshehur dokumentacion që lidhej, ndër të tjera, me arrestimin e të penduarit në vitin 1989 në Sicili, në kohën kur De Gennaro drejtonte Njësinë Qendrore të Antikrimit, e cila administronte bashkëpunëtorin e drejtësisë.
Hetimi, i koordinuar nga prokurori Salvatore De Luca, synon të identifikojë përgjegjësi të mundshme të pjesëtarëve të strukturave institucionale, në nivele më të larta se ish-kreu i skuadrës mobile të Palermos, Arnaldo La Barbera, në devijimin e hetimeve për masakrën dhe në zhdukjen e ”agjendës së kuqe”.
Lexo edhe
BOTA
Trump intensifikon përpjekjet për paqe në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner takohen me zyrtarët ukrainas dhe evropianë në Berlin

BE sanksionon propagandues, hakerë dhe banka të Rusisë

Serbia pa shumicën e Vuçiçit, nis sot kapitulli i ri politik

Rënie e fortë në Wall Street, Nasdaq humbet 2.5%! Investitorët largohen nga aksionet e teknologjisë

Dosja ‘Epstein’/ Dyshime për ekzekutim, zbulohen miliona dollarë transaksione





