Hashim Thaçi dënohet edhe me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale në Hagë, në kuadër të çështjes për pengim të drejtësisë. Gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij, gjykatësi Christopher Gosnell deklaroi se, sipas aktakuzës, ish-presidenti kishte organizuar tri grupe, në të cilat përfshiheshin Fadil […]

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale në Hagë, në kuadër të çështjes për pengim të drejtësisë.
Gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij, gjykatësi Christopher Gosnell deklaroi se, sipas aktakuzës, ish-presidenti kishte organizuar tri grupe, në të cilat përfshiheshin Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj, gjatë vizitave të tyre në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Sipas gjykatësit, në këtë proces janë pranuar 241 prova materiale të paraqitura nga Prokuroria.
Mes provave të administruara janë edhe audioincizimet e bisedave mes Hashim Thaçit dhe të bashkakuzuarve të tij gjatë vizitave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Çështja lidhet me akuzat për pengim të drejtësisë, ndërsa Gjykata Speciale ka shqyrtuar provat e paraqitura nga Prokuroria në kuadër të këtij procesi gjyqësor.
Ky vendim shënon një tjetër goditje të rëndë ndaj Thaçit, i cili u dënua me 25 vjet burg, më 16 shtator në Hagë.
Lexo edhe
KOSOVA
Gjykatësi në Hagë: Thaçi organizoi tri grupe për të ndikuar te dëshmitarët

Grabitje e armatosur në Gjakovë, arrestohen 2 të dyshuarit, sekuestrohen armët dhe paratë

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani ku humbën jetën dy të rinj nga Rahoveci

Sot shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë për “pengim të drejtësisë”

U shtir si polic e bankier, zhvati mijëra franga nga të moshuarit/ 27-vjeçari shqiptar përfundon në pranga





