Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Denoncimi i fortë nga Lezha/ Mjekët fotografohen duke konsumuar birra në lokal, ndërsa një pacient priste n... GTA 6 thyen rekordet që në ditën e parë, 2.36 miliardë dollarë të ardhura dhe 24.5 milionë kopje të shitura... Shorti i Ligës së Kombeve, Spanja përballet me Francën, Anglia sfidon Norvegjinë në çerekfinale Estonia mbyll kufirin me Rusinë Dhuna në protesta/ Aktet normative, Bylykbashi: Nga një polici komuniteti keni prodhuar polici pushteti UNICEF jep të dhënat dramatike: 114 fëmijë të vrarë dhe mbi 1 mijë të plagosur në Ukrainë gjatë këtij viti... Vangjeli: Rama, ku kanë shkuar 1.16 miliardë eurot e rindërtimit? KLSH zbulon fonde të pashfrytëzuara, fami... “Socialisti ‘me duar të lidhura’ po dorëzohet para jush”/ Veliaj nga burgu i kërkon ndihmë Ballukut: Rama ë... I dënuar në Itali për vjedhje me armë - Arrestohet Miklovan Arapi, inspektori i IMT-së që mbrojti me hunj s... Kontrata teknologjie pa garë, Tabaku paralajmëron: Sistemi KAYO edhe tek AKSHI! Pa garanci të qarta për kon... “KLSH ka zbuluar se fonde të pashfrytëzuara ekzistojnë, ndërsa familjet ende presin”/ PD-Ramës: Ku kanë shk... EMRI/ U prezantua si zyrtar i lartë, i riu tenton ti zhvasë 1 milionë euro 54-vjeçarit në Tiranë
AKTUALITET

Denoncimi i fortë nga Lezha/ Mjekët fotografohen duke konsumuar birra në lokal, ndërsa një pacient priste ndihmë në urgjencë

P
Piranjat20 November 2026, 13:35 · 1 min lexim
Denoncimi i fortë nga Lezha/ Mjekët fotografohen duke konsumuar birra


Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News, ku ngrihen dyshime për neglizhencë në shërbimin e urgjencës në Lezhë.

Sipas qytetarit denoncues, ai ishte paraqitur në urgjencë i shoqëruar nga një pacient i djegur, i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Kur ka kërkuar të kontaktojë mjekun, infermierët i kanë thënë se bluzat e bardha ishin të angazhuara në një ndërhyrje urgjente.

Por, sipas denoncimit për Piranjat News, situata që ka konstatuar më pas ka qenë krejt tjetër. Qytetari pretendon se ka parë katër mjekë të ulur në një lokal, duke konsumuar birra, në orën 10:00 të paradites.

Denoncimi i fortë nga Lezha/ Mjekët fotografohen duke konsumuar birra
Denoncuesi ngre pikëpyetje mbi mungesën e mjekëve në urgjencë në një moment kur një pacient i djegur priste të merrte ndihmë.

Piranjat News sjell këtë denoncim dhe foton e mbërritur në redaksi, ndërsa mbetet për t'u sqaruar nëse personat e fotografuar janë mjekë të shërbimit të urgjencës dhe nëse bëhet fjalë për të njëjtët mjekë që kërkonte qytetari.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.