Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shorti i Ligës së Kombeve, Spanja përballet me Francën, Anglia sfidon Norvegjinë në çerekfinale Estonia mbyll kufirin me Rusinë Dhuna në protesta/ Aktet normative, Bylykbashi: Nga një polici komuniteti keni prodhuar polici pushteti UNICEF jep të dhënat dramatike: 114 fëmijë të vrarë dhe mbi 1 mijë të plagosur në Ukrainë gjatë këtij viti... Vangjeli: Rama, ku kanë shkuar 1.16 miliardë eurot e rindërtimit? KLSH zbulon fonde të pashfrytëzuara, fami... “Socialisti ‘me duar të lidhura’ po dorëzohet para jush”/ Veliaj nga burgu i kërkon ndihmë Ballukut: Rama ë... I dënuar në Itali për vjedhje me armë - Arrestohet Miklovan Arapi, inspektori i IMT-së që mbrojti me hunj s... Kontrata teknologjie pa garë, Tabaku paralajmëron: Sistemi KAYO edhe tek AKSHI! Pa garanci të qarta për kon... “KLSH ka zbuluar se fonde të pashfrytëzuara ekzistojnë, ndërsa familjet ende presin”/ PD-Ramës: Ku kanë shk... EMRI/ U prezantua si zyrtar i lartë, i riu tenton ti zhvasë 1 milionë euro 54-vjeçarit në Tiranë Përmbytje masive në Francë/ Evakuohen 450 persona, mbyllen 130 shkolla Media italiane kronikë për “turizmin dentar” në Shqipëri/ Mbi 60 mijë italianë vijnë çdo vit, biznesi kap v...
BOTA

Banorët u ankuan për zhurmat në lokalin te "Komuna e Parisit", policia procedon 2 administratorët

P
Piranjat20 November 2026, 13:24 · 1 min lexim
Banorët u ankuan për zhurmat në lokalin te "Komuna e

Policia ka ushtruar kontrolle në një lokal në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, pas ankesave të disa banorëve për muzikë me volum të lartë dhe prishje të qetësisë publike.

Pas verifikimeve në subjektin e sinjalizuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë konstatuar shkeljet dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për dy administratorët, K. H., 39 vjeç, dhe J. B., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, uniformat blu kanë sekuestruar bokse, impiantin muzikor dhe aksesorët përkatës, të cilët përdoreshin për gjenerimin e muzikës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj dy administratorëve rëndon vepra penale “Prishja e qetësisë publike”.

Policia e Tiranës bën me dije se kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin, duke ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërive apo shqetësimeve që cenojnë qetësinë publike.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.