Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kanabis xhelatinë nga Britania në Elbasan/ Detaje nga operacioni “Risia”, Flavio Islamaj braktisi automjeti... Alarm në Poloni pas sulmeve ruse në Ukrainë, dyshohet për shkelje të hapësirës ajrore nga objekte të paiden... Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara Eisenkot tenton të rrëzojë Netanyahun, në tryezë edhe mundësia e një qeverie minoritare me mbështetjen e pa... Piranjat News e paralajmëroi ekskluzivisht/ Zyrtarizohet largimi i Besmir Bejës nga Doganat, ja kush e zëve... Binaj apo Alimehmeti?/ Këlliçi: Binaj u nxitua! Bushati: Më mirë Binaj sesa ai që rri mbrapa derës dhe pret... Makina përplaset me motorin në aksin Tiranë-Durrës, një i plagosur Pentagoni bën bilancin, lufta me Iranin i kushton SHBA-së 48.3 miliardë dollarë Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën Chiara Ferragni zbulon anën e errët të martesës me Fedez: “Kishte mëngjese që…” Trump, Xi, Putin/ Çfarë u vendos në samitin historik mes tre fuqive botërore? Aksident i rëndë në Vlorë, një viktimë dhe 3 të plagosur
AKTUALITET

Kanabis xhelatinë nga Britania në Elbasan/ Detaje nga operacioni “Risia”, Flavio Islamaj braktisi automjetin dhe u arratis, Mariglen Vata kishte rolin e “Big Brother”

Detaje të reja në lidhje me operacionin e Antidrogës së Tiranës. Sipas burimeve lënda narkotike, mbi 12 kg kanabis xhelatine, që u sekuestrua në kuadër të operacionit “Risia”, dyshohet se ka ardhur me postë nga Mbretëria e Bashkuar dhe është me përqindje të lartë THC. Vlera e saj në treg kap afro 30 mijë euro. […]

P
Piranjat20 November 2026, 10:30 · 2 min lexim
Kanabis xhelatinë nga Britania në Elbasan/ Detaje nga operacioni

Detaje të reja në lidhje me operacionin e Antidrogës së Tiranës. Sipas burimeve lënda narkotike, mbi 12 kg kanabis xhelatine, që u sekuestrua në kuadër të operacionit “Risia”, dyshohet se ka ardhur me postë nga Mbretëria e Bashkuar dhe është me përqindje të lartë THC. Vlera e saj në treg kap afro 30 mijë euro.

Antidroga e Tiranës pasi mori informacion për lëndën narkotike organizoi operacionin. I shpalluri në kërkim, Flavio Islamaj sapo ka kuptuar se po ndiqej nga blutë në afërsi të rrethit të Saukut ka tentuar që të largohet me shpejtësi. Pasi ka mbërritur në afërsi të Digës së Liqenit Artificial ka braktisur mjetin dhe është arratisur me vrap.

Ndërkohë pasi kanë mbërritur efektivët e policisë kanë parë që i vëzhgonte një tjetër mjet ku kanë arrestuar Mariglen Vatën, i cili me makinë tjetër shoqëronte shokun e tij. Dyshohet se kanabisi në formë xhelatine kishte destinacion Elbasanin.

Brenda dy valixheve lënda narkotike ishte ndarë në afro 500 pako me sasi të vogla kanabisi, ndërsa disa pako të tjera kishin sasi më të mëdha lëndë narkotike afro 400 deri në 500 gramë brenda. I arrestuari Mariglen Vata dhe u shpalluri në kërkim Flavio Ismalaj, janë dy emra të njohur për policinë. Ata janë precedent të mëparshëm për drogë. Dy të rinjtë janë shokë me njëri tjetrin dhe përpara pak kohësh kanë qenë bashkë në Angli ku dyshohet se janë përfshirë në trafikun e drogës.

 

Pas kthimit të tyre në Shqipëri ata janë marrë sërish me trafik droge. Flavio Islamaj në vitin 2025 iu arratis policisë pasi kuptoi se blutë i kishin ngritur një kurth dhe prisnin ta arrestonin sapo të merrte një pako me drogë të porositur me postë. Edhe pse u shpall në kërkim. Nuk dihet sesi Islamaj kishte mbyllur hesapet me drejtësinë, edhe pse policia e kishte shpallur një vit më parë në kërkim. Mariglen Vata ndërkohë është arrestuar në vitin 2022 po për drogë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.