Alarm në Poloni pas sulmeve ruse në Ukrainë, dyshohet për shkelje të hapësirës ajrore nga objekte të paidentifikuara
Polonia ka ngritur në gatishmëri të lartë sistemin e saj të mbrojtjes ajrore, pas sulmeve masive ruse ndaj Ukrainës. Autoritetet polake po hetojnë dy raste të mundshme të shkeljes së hapësirës ajrore nga objekte fluturuese të paidentifikuara, ndërsa raportohen edhe rënie objektesh pranë kufirit me Ukrainën. Njëri prej objekteve të raportuara dyshohet se ka shkaktuar […]

Polonia ka ngritur në gatishmëri të lartë sistemin e saj të mbrojtjes ajrore, pas sulmeve masive ruse ndaj Ukrainës. Autoritetet polake po hetojnë dy raste të mundshme të shkeljes së hapësirës ajrore nga objekte fluturuese të paidentifikuara, ndërsa raportohen edhe rënie objektesh pranë kufirit me Ukrainën.
Njëri prej objekteve të raportuara dyshohet se ka shkaktuar shpërthim dhe zjarr, ndërsa autoritetet po verifikojnë rrethanat e incidentit.
Qendra Qeveritare e Sigurisë në Poloni ka dërguar mesazhe urgjente në telefonat e banorëve në rajonet e Lublinit dhe Podkarpackie, duke i paralajmëruar për rrezikun e mundshëm dhe rritjen e gatishmërisë së mbrojtjes ajrore.
Rreth orës 03:30 të mëngjesit, Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura polake njoftoi aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe ngritjen në fluturim të avionëve luftarakë, si masë parandaluese për garantimin e sigurisë së hapësirës ajrore.
Më vonë, autoritetet konfirmuan se po verifikonin të dhënat e radarëve për dyshimet mbi hyrjen e objekteve të paidentifikuara në territorin ajror polak.
Sipas komandës ushtarake, në rast se konfirmohet një kërcënim, do të ndërmerren masat e nevojshme për neutralizimin e tij.
Incidenti vjen pas një sulmi të gjerë ajror rus ndaj Ukrainës, që përfshiu edhe rajonin perëndimor të Lvivit, pranë kufirit polak, duke shtuar shqetësimet për përhapjen e pasojave të luftës përtej territorit ukrainas.
Lexo edhe
BOTA
Eisenkot tenton të rrëzojë Netanyahun, në tryezë edhe mundësia e një qeverie minoritare me mbështetjen e partive arabe

Alarm për dronë në Itali, pezullohen fluturimet në aeroportin e Genovës

Pentagoni bën bilancin, lufta me Iranin i kushton SHBA-së 48.3 miliardë dollarë

DW: Kush flet në emër të Evropës në tryezën për paqe në Ukrainë?

Tragjedi në Gjeorgji, shpërthimi në pallat merr 6 jetë, mes viktimave edhe një fëmijë! 3-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat





