Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash, arrestohet shtetasi i huaj në Kakavijë!

Një shtetas i huaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane për trafik droge dhe pastrim parash, është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijes, teksa po hynte drejt Shqipërisë.
Ndalimi u bë gjatë një operacioni të përbashkët mes autoriteteve kufitare shqiptare dhe atyre greke.
Gjatë kontrollit të pasaportës, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti europian nga autoritetet zvicerane për veprat penale “Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” dhe “Pastrim i parave që rrjedhin nga veprimtari kriminale”.
Sipas legjislacionit zviceran, këto akuza parashikojnë një dënim maksimal deri në 20 vite burg.
Pas arrestimit, shtetasi i huaj u shoqërua në Sektorin për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Janinë. Çështja do t’i referohet Prokurorisë së Apelit të Janinës për veprimet e mëtejshme procedurale dhe ekstradimin e tij.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Llogaria juaj bankare është bllokuar”, AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet në emër të BSH

Moti i keq godet Veriun e vendit! Pa energji Kukësi, Hasi dhe Tropoja, përroi del nga shtrati dhe bllokon rrugën në Theth

Artur Zoto i drejtohet Gjykatës së Lartë, kërkon më shumë dëmshpërblim për burgosjen

Kërkuan lirimin nga qelia, GJKKO jep vendimin për Lulëzim Pepën dhe Fatjon Markun

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok. Sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit

Shkodër/ Dëmtohet argjinatura e lumit Kir, banorët: Uji po na afrohet, kërkojmë ndërhyrje urgjente

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin

Hita në Romë me drejtuesit e Policisë Kriminale dhe Antimafias italiane, strategji e re kundër grupeve kriminale





