Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni
SPORT

Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin

Egnatia përballet në transfertë me Universitatea Krajova, në kërkim të fitores së parë në fazën e Konference League

P
Piranjat 4 November 2026, 14:35 · 2 min lexim

Egnatia përballet në transfertë me Universitatea Krajova, në kërkim të fitores së parë në fazën e Konference League. Pas dy barazimeve, kampionët shqiptarë udhëtojnë drejt Rumanisë me besim, por edhe me mungesa të rëndësishme. Në dispozicion të stafit teknik rikthehet Eneo Bitri, që pritet të forcojë repartin defensiv.

Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa

Egnatia zbret në fushë për një tjetër sfidë të madhe europiane, këtë herë në transfertë ndaj Universitatea Craioves, me një objektiv të qartë: të shkruajë një tjetër faqe të bukur në historinë e saj dhe të kërkojë fitoren e parë në fazën e ligës së UEFA Conference League.

Pas dy barazimeve me Midtjylland dhe Aarhus, kampionët e Shqipërisë udhëtojnë drejt Rumanisë me besimin se mund të rivalizojnë çdo kundërshtar. 

Në stadiumin “Ion Oblemenco”, skuadra e Nevil Dedes do të kërkojë të bëjë hapin e radhës në aventurën europiane, në një përballje që pritet të jetë plot emocione dhe rivalitet.

Megjithatë, Egnatia do të ketë dy mungesa të rëndësishme. Eljon Sota dhe Ildi Gruda nuk do të jenë në dispozicion për shkak dëmtimesh. 

Veçanërisht e ndjeshme është mungesa e Grudës, një prej protagonistëve kryesorë të rrogozhinasve në Europë, me golat e tij që kanë rezultuar vendimtarë në ndeshjet e para. 

Nga ana tjetër, rikthimi i Eneo Bitrit përbën një lajm pozitiv për repartin defensiv dhe i jep më shumë alternativa stafit teknik.

Me 20 futbollistë në dispozicion, Egnatia është gati të përballet me një tjetër provë të rëndësishme. Pavarësisht mungesave, rrogozhinasit synojnë të tregojnë karakterin, forcën e grupit dhe ambicien që i kanë shoqëruar në këtë rrugëtim europian.

90 minuta emocione, luftë dhe spektakël. Egnatia kërkon fitoren e parë dhe beson se ëndrra europiane mund të vazhdojë të bëhet realitet!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.