Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghlalit
Jasir Asani vazhdon të lërë gjurmë në aventurën aziatike, duke u kthyer në protagonistin kryesor të Esteghlalit
Jasir Asani vazhdon të lërë gjurmë në aventurën aziatike, duke u kthyer në protagonistin kryesor të Esteghlalit. Një gol në minutën e 91 i mjaftoi sulmuesit shqiptar për të vendosur fatin e sfidës në Champions Ligën Aziatike dhe për të siguruar tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Jasir Asani vazhdon të jetë protagonist me Esteglalin duke realizuar një tjetër gol me peshë në Champions League të Azisë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i dhuroi fitoren Esteglalit në përballjen ndaj Al Shamalit, duke shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 91. Një sukses i rëndësishëm për skuadrën iraniane, që vuajti përballë kundërshtarit dhe arriti të merrte tri pikët vetëm në sekondat e fundit të sfidës, falë finalizimit të futbollistit shqiptar.
Ndeshja e zhvilluar në Basra ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që patën vështirësi për të krijuar raste të pastra shënimi. Asani ishte ndër lojtarët më aktivë të Esteghlalit, duke kërkuar vazhdimisht hapësira në zonën kundërshtare.
Sulmuesi kuqezi provoi të gjente rrjetën edhe më herët, por portieri i Al Shamalit arriti t'i ndalte tentativat e tij. Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi pa gola, erdhi momenti vendimtar. Në minutën e parë të kohës shtesë, Asani mposhti portierin kundërshtar duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Paraqitja ndaj Al Shamalit u kurorëzua edhe me vlerësimin si lojtari më i mirë i ndeshjes. Ky gol konfirmon momentin pozitiv që po kalon 31-vjeçari, i cili është shndërruar në një nga pikat më të rëndësishme të skuadrës iraniane.
Asani është duke dhënë kontribut të rëndësishëm jo vetëm me realizimet, por edhe në krijimin e rasteve për shokët e skuadrës. Bilanci i tij këtë sezon shkon në 7 gola dhe 2 asistime.
Skuadra iraniane ngjitet në kuotën e 9 pikëve pas katër ndeshjesh në fazën e ligës dhe vijon garën për një vend në fazën tjetër.
Paraqitjet e tilla janë gjithashtu një lajm pozitiv për Kombëtaren shqiptare. Asani po tregon se mbetet një futbollist me aftësi për të bërë diferencën në momentet vendimtare, ndërsa shpreson të veshë sërish fanellën kuqezi. Asani nuk është grumbulluar në sfidat e fundit nga trajneri Silvinjo, teksa shpreson që situata të ndryshojë me ardhjen e trajnerit Maran.
Lexo edhe
SPORT
Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin

Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të shkëlqyer

Inter aktivizon klauzolën dhe blindon Dimarcon deri në vitin 2028

Tragjedia e De Miguel, Raphinha i tronditur: Mund të më kishte ndodhur edhe mua!
Juventusi merr lajme të mira për Yildiz, rikthimi i numrit 10 në dhjetor





