Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra...
SPORT

Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të shkëlqyer

Frenkie de Jong ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij te Barcelona

P
Piranjat 4 November 2026, 14:11 · 2 min lexim
Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk

Frenkie de Jong ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij te Barcelona. Mesfushori holandez ka regjistruar 300 ndeshje me fanellën katalanase, duke kontribuar me 20 gola dhe 31 asiste që prej transferimit në vitin 2019, për shumën e 75 milionë eurove.

Ai e festoi këtë arritje në fitoren 3-0 ndaj Aston Villas në Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli edhe për gjendjen e tij fizike. De Jong siguroi se problemet me gjurin i përkasin së kaluarës dhe se aktualisht ndihet në formë të shkëlqyer.

“Jam shumë mirë, ndihem i fortë dhe i motivuar. Gjuri nuk më shqetëson fare. Ajo që ndodhi i përket së kaluarës”, deklaroi 29-vjeçari.

Megjithatë, holandezi nuk i fshehu pakënaqësitë për mënyrën se si trajtohet nga opinioni publik dhe mediat, duke lënë të kuptohet se ndaj tij ka më shumë kritika sesa ndaj futbollistëve të tjerë të skuadrës.

“Kam ndjesinë se gjithmonë ka më shumë zhurmë rreth meje sesa rreth të tjerëve. Kjo ndodh sidomos kur nuk jam në fushë, gjatë verës apo kur jam i dëmtuar. Por këto janë gjëra që nuk i kam shumë në kontroll”, u shpreh De Jong.

Mesfushori pranoi gjithashtu se preferon të luajë në qendër të fushës, edhe pse është i gatshëm të përshtatet me çdo rol që i kërkon trajneri Hansi Flick.

Në fund, ai vlerësoi edhe suksesin ndaj Aston Villas, duke theksuar rëndësinë e fitores kundër një kundërshtari që deri në atë moment kishte fituar të gjitha ndeshjet në kompeticion.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.