Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje...
POLITIKE

'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një vend pa korrupsion

P
Piranjat 4 November 2026, 14:17 · 2 min lexim
'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të

Eurodeputetja Ilaria Salis ka ngritur alarmin në Parlamentin Europian për situatën politike në Shqipëri dhe represionin ndaj të rinjve që po protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Gjatë diskutimit për progresraportin e Shqipërisë, Salis kërkoi që institucionet europiane të mos mbyllin sytë përballë revoltës së të rinjve, të cilët po kërkojnë një vend pa korrupsion, ku të kenë mundësi të studiojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen me dinjitet.

Eurodeputetja akuzoi qeverinë shqiptare se, në vend që t'u përgjigjet kërkesave të protestuesve, ka zgjedhur dhunën, gazin lotsjellës dhe represionin. Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për propozimin që protestuesit të përballen me gjoba deri në 5 mijë euro, duke paralajmëruar se të rinjtë shqiptarë nuk duhet të lihen vetëm përballë kësaj situate.

Eurodeputetja Ilaria Salis: Një Shqipëri ka shumë zëra që nuk janë dëgjuar. Të rinjtë që kanë dalë në rrugë duke kërkuar një  Shqipëri të lirë pa korrupsionm, ku ata mund të studiojnë e punojë me dinjitet. Këta njerëz përfaqësojnë pjesën e Shqipërisë që bëjnë fushatë për të mbrojtur Shqipërinë me një mesazh të fortë, Shqipëria nuk është për shitje, por qeveria në vend që ti dëgjojë ka zgjedhur represionim, gazin lotsjellës duke abuzuar me pushtetin.

Tani propozimi ka ardhur që protestuesit të paguajnë gjoba deri në 5 mijë euro. Të mos i lemë këta të rinj vetë, lufta e tyre është lufta e juaj. Situata duhet të përmirësohet, pra ti dëgjojmë zërat e protestuesve në Shqipëri dhe ti japim atyre hapësirë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.