Katerina ‘harron’ Arnoldin? Ish-konkurentja e 'Përputhen' në një lidhje të re

Katerina Goga duket se po përjeton zhvillime të reja në jetën sentimentale, pas krisjes së marrëdhënies me Arnold Damazetin.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe Arnoldi kanë kaluar një histori të ndërlikuar, me ndarje, afrime dhe tentativa për t'u pajtuar. Vetëm pak javë më parë, Katerina kishte lënë të hapur mundësinë e një rikthimi, por situata mes tyre duket se ka marrë sërish një drejtim tjetër.
Sipas raportimeve të “Prive By LS”, marrëdhënia është tensionuar pasi Arnoldi nuk ka udhëtuar drejt Greqisë për të takuar vajzën e tyre, të cilën, sipas këtyre raportimeve, nuk e ka takuar që prej lindjes.
Ndërkohë, një tjetër zhvillim ka tërhequr vëmendjen: Dyshohet se Katerina ka nisur një njohje të re.
Dyshimet janë shtuar edhe pas një videoje të publikuar nga vetë ajo, ku shfaqet në shoqërinë e një mashkulli misterioz. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë pikërisht për personin me të cilin Katerina po njihet.
Deri tani, ish-konkurrentja e “Për’puthen” nuk ka dhënë një konfirmim publik për një lidhje të re.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“James Bond nderi i një jete”/ Aktori britanik Robert Pattinson merr rolin e 007 pas largimit të Daniel Craig

Aktorja turke përfshihet në një përleshje fizike, publikohen pamjet e sherrit në mes të rrugës

Banorja e re e BBVK dikur e dashura e Noizyt, historia e bujshme që bëri zhurmë në showbiz-in shqiptar

Rrëfimet e pazakonta të Macronit: Gjyshja që i kontrollonte jetën dhe dashuria me mësuesen 24 vite më të madhe

Pse Edita u përlot në dhomën e rrëfimeve? Biseda me Shqiponjën zbulon gjithçka!

“U vesh me të brendshmet më seksi”/ Modelja turpëron Cole Palmer: Më largoi nga hoteli sepse donte...

Gjesti merr vendimin e papritur për fansat, zbulon rrugëtimin e ri dhe takimin e madh

Egli Tako rikthehet në Big Brother VIP! Ja roli i ri që pritet t’i besohet





