Kërcënoi familjen e Di Marias, tifozi agresor dënohet me 7 vite e gjysmë burg...
ARGJENTINE - Një ngjarje tronditëse që lidhet me rivalitetin e ashpër të futbollit argjentinas ka përfunduar me një dëni...
ARGJENTINE - Një ngjarje tronditëse që lidhet me rivalitetin e ashpër të futbollit argjentinas ka përfunduar me një dëni...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sallën e seancave plenare, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë n...
Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione, pasi diskutimet janë ndërprerë dhe është kaluar direkt n&eum...
Pronarët e automjeteve elektrike do të paguajnë nga viti 2027 një taksë vjetore fikse prej 15 mijë lekësh, ndërsa p&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë përsëri se do të donte ta riemëronte Ngushticën e Hormuzit në Ngushtic...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hyrë live në Facebook, pasi kryetari i parlamentit Niko Peleshi i ndërpreu fjalën. Beris...
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Polinomi”, pas një hetimi katërmujor nën drejtimin ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Kuvendi lëshoi një lumë me akuza në drejtim të mazhorancës....
Juventusi humbi 2-0 në Genova dhe pronarët do të marrin një vendim. Humbja largoi dyshimet e fundit mbi atë çfarë ësh...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është i tillë që të ketë në ambientet e informacionit të Posa&c...
ARGJENTINE - Një ngjarje tronditëse që lidhet me rivalitetin e ashpër të futbollit argjentinas ka përfunduar me një dënim të rëndë me burg. Sergio Di Vanni, 45 vjeç, tifoz i Newell’s Old Boys, është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg për organizimin e akteve të frikësimit ndaj Angel Di Marias dhe familjes së tij në vitin 2024.
Sipas vendimit të gjykatës në Rosario, kërcënimet kishin si qëllim ta bindnin kampionin e botës me Argjentinën të mos rikthehej në vend për të luajtur me Rosario Central, klubin ku ishte formuar si futbollist. Në atë kohë, Di Maria aktivizohej te Benfica, por po shqyrtonte rikthimin në atdhe, që u realizua përfundimisht në vitin 2025.
Kërcënimet ishin veçanërisht të rënda. Në mars të vitit 2024, pranë zonës rezidenciale në Funes, ku futbollisti zotëron një banesë, u qëllua me armë zjarri dhe u lanë mesazhe kërcënuese. Një tjetër episod ndodhi përpara agjencisë imobiliare të drejtuar nga motra e tij, ku u vendos një kokë derri me një plumb në ballë.
Mesazhi shoqërues përmbante një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj vajzës së Di Marias, Pia, në rast se futbollisti do të rikthehej te Rosario Central. Ngjarja shkaktoi tronditje dhe e vendosi familjen përballë një situate të frikshme.
Rosario Central dhe Newell’s Old Boys janë rivalët historikë të qytetit të Rosario-s, ku përplasjet mes grupeve të tifozëve kanë qenë prej kohësh një problem serioz. Sipas prokurorisë, aktet e frikësimit lidhen edhe me luftën për pushtet brenda grupeve ultras të Newell’s.
Përveç Di Vannit, një grua 25-vjeçare e konsideruar bashkëpunëtore u dënua më herët me tre vjet e gjysmë burg, pasi pranoi fajësinë. Një person i tretë është gjithashtu në paraburgim. Sipas akuzës, personat e përfshirë ishin paguar me katër milionë peso argjentinase, rreth 2,300 euro sipas vlerësimit të raportuar.
Për shkak të kërcënimeve, Di Maria kishte hezituar fillimisht të rikthehej në Argjentinë, duke vendosur sigurinë e familjes mbi dëshirën për të luajtur në vendlindje. Megjithatë, në vitin 2025 ai u kthye te Rosario Central dhe u bë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, e cila e mbylli vitin me titullin kampion.
Dënimi i Di Vanni-t shënon një zhvillim të rëndësishëm në çështjen që tronditi futbollin argjentinas dhe tregoi se deri ku mund të shkojë dhuna e lidhur me rivalitetin mes tifozëve.
B.T (Dosja.al)
Claudia Rodríguez, bashkëshortja e futbollistit spanjoll Marc Cucurella, ka treguar në rrjetet sociale tronditjen e përjetuar pas aksiden...
Mario Mitaj ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së rëndësishme të Genoas ndaj Juventusit me rezultatin 2-0. Mbrojtësi i Kom...
Juventusi humbi 2-0 në Genova dhe pronarët do të marrin një vendim. Humbja largoi dyshimet e fundit mbi atë çfarë ësh...
Polemikat rreth Kylian Mbappé-së në Kinë nuk janë shuar, pavarësisht kërkim-faljes së sulmuesit të Real Madridit...
Napoli rikthehet te fitorja dhe e bën këtë në mënyrë bindëse, duke mposhtur Monzën me rezultatin 4-1 në javën...
Interi dhe Milani janë gati të zbulojnë projektin e stadiumit të ri që do të ndryshojë të ardhmen e futbollit në q...
Juventusi është surprizuar në transfertë nga Genoa, duke u mposhtur me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e n&e...
Barcelona rrezikon të gjobitet pas incidenteve të regjistruara gjatë El Clasicos të së dielës kundër Real Madridit, ndër...
Cristiano Ronaldo i vitit 2008 është zgjedhur si fitues i çmimit të ri B.O.A.T. (Greatest Ballon d’Or of All Time), të krijuar ...
Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes Elbasani-Partizani në “Elbasan Arena”, ku futbollisti i verdhebluve, Antovsk...