SPORT

Sezoni i 2008 nga Cristiano Ronaldo shpallet fitues i çmimit B.O.A.T., për Topin e Artë më të mirë në histori

Piranjat Përditësimi i fundit 28 October 2026, 20:22
Sezoni i 2008 nga Cristiano Ronaldo shpallet fitues i çmimit B.O.A.T.,

Cristiano Ronaldo i vitit 2008 është zgjedhur si fitues i çmimit të ri B.O.A.T. (Greatest Ballon d’Or of All Time), të krijuar nga revista franceze France Football për të vlerësuar edicionin më të mirë të Topit të Artë në histori, raporton MARCA. Portugezi triumfoi në votimin e lexuesve, duke lënë pas Lionel Messin e vitit 2012. Në këtë garë nuk u votua thjesht për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, por për një edicion të caktuar të Topit të Artë. Për këtë arsye, në mesin e kandidatëve ishin edhe versionet e ndryshme të Messit dhe Ronaldos, si dhe fitues të tjerë historikë të këtij çmimi.

Zgjedhja e vitit 2008 nuk është e rastësishme. Atë sezon, Ronaldo përjetoi kulmin e parë të karrierës së tij te Manchester United, duke u shndërruar nga një anësor spektakolar në një golashënues të jashtëzakonshëm.
42 gola dhe dy trofe madhorë në një sezon
Në edicionin 2007/08, Ronaldo shënoi 42 gola në 49 paraqitje në të gjitha garat për Manchester Unitedin.

Në Premier League realizoi 31 gola, duke fituar Këpucën e Artë të kampionatit anglez, ndërsa në Ligën e Kampionëve shënoi tetë herë dhe përfundoi si golashënuesi më i mirë i garës. Paraqitjet e tij ishin vendimtare për sukseset e skuadrës së drejtuar nga Sir Alex Ferguson. Manchester Unitedi e fitoi Premier League-n me 87 pikë, dy më shumë se Chelsea, ndërsa në finalen e Ligës së Kampionëve në Moskë mposhti pikërisht londinezët pas penalltive, pas barazimit 1:1 në kohën e rregullt.
Ronaldo shënoi golin e vetëm të Unitedit gjatë lojës, përpara se të humbiste penalltinë e tij në serinë vendimtare.

Dominimi i tij u reflektua edhe në votimin për Topin e Artë të vitit 2008.

Ronaldo grumbulloi 446 pikë, duke përfunduar dukshëm përpara Messit, i cili mori 281 pikë, dhe Fernando Torresit me 179 pikë. Portugezi u rendit i pari në 77 nga 96 fletëvotimet e gazetarëve dhe ishte i vetmi lojtar që u përfshi në të gjitha votimet. Përveç Topit të Artë, Ronaldo fitoi edhe çmime të tjera individuale për sezonin e jashtëzakonshëm, përfshirë vlerësimin si lojtari më i mirë i vitit nga FIFPro. Në moshën 23-vjeçare, ai e kishte vendosur tashmë veten në mesin e futbollistëve më të mirë të planetit.

Messi, Ronaldo dhe legjendat e futbollit në garë

Sipas listës së publikuar nga MARCA, në garën për çmimin B.O.A.T. u përfshinë edicionet e futbollistëve që e kanë fituar Topin e Artë të paktën dy herë gjatë karrierës.
Përveç Ronaldos dhe Messit, në listë ishin Ronaldo Nazário, Marco van Basten, Michel Platini, Johan Cruyff, Franz Beckenbauer, Alfredo Di Stéfano, Kevin Keegan dhe Karl-Heinz Rummenigge. Votimi ishte i hapur për përdoruesit e France Football, të cilët mund të merrnin pjesë kundrejt një pagese prej një euroje për votë.Sipas raportimit të MARCA-s, 5.009 persona votuan më shumë se një herë.

Me këtë vlerësim, sezoni i vitit 2008 i Cristiano Ronaldos merr një tjetër njohje, gati dy dekada pas triumfit të tij të parë në Topin e Artë. Një edicion që bashkoi statistikat mbresëlënëse, sukseset kolektive dhe ndikimin vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?