Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/ Prokuroria jep detaje për sekuestrimin e 136 kg drogë që u trafikua nga Shqipëria. Zbulohet destinac... Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër denoncojnë zhurmën nga lokalet: Kërkojnë ndërhyrjen e policis... 28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreut të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK... “Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjimet: Sa mirë më nji... VIDEO/ Fenomen i rrallë në Rio de Janeiro, një “ujëvarë” resh mbështjell statujën e Krishtit
SHOWBIZ

Khloé Kardashian e hapur për një martesë me një burrë homoseksual: Varet se çfarë mund të bëjë për mua

P
Piranjat27 November 2026, 18:15 · 3 min lexim
Khloé Kardashian e hapur për një martesë me një

Khloé Kardashian duket se nuk e përjashton mundësinë e një martese, por jo domosdoshmërisht sipas traditës. Ylli i familjes Kardashian ka habitur me deklaratën e saj të fundit, duke pranuar se do të ishte e hapur për një të ashtuquajtur "martesë livandoje", një martesë mes një burri dhe një gruaje, ku njëri ose të dy partnerët janë homoseksualë.

Gjatë episodit të 26 nëntorit të reality show-t The Kardashians, Khloé u pyet nga krijuesi i përmbajtjes Colt Paulsen nëse do ta konsideronte një martesë të tillë. Ai madje i ofroi të ishte vetë partneri i saj nëse një ditë do të kishte nevojë.

“Po, jam dakord me këtë, në çdo kohë”, u përgjigj ajo, duke treguar se ideja nuk i duket aspak e pamundur.

Megjithatë, në një rrëfim para kamerave, 42-vjeçarja pranoi se nuk është plotësisht e bindur për këtë hap, pasi një tjetër person në jetën e saj do të nënkuptonte edhe përgjegjësi shtesë.

“A do të bëja një martesë të tillë? Ka raste kur po, por pastaj mendoj: të kujdesem edhe për një person tjetër? Nuk e di. Varet se çfarë mund të bëjë për mua ai burri homoseksual”, u shpreh me humor Khloé.

Ajo nuk ngurroi as të tregonte se çfarë do të kërkonte nga partneri i saj ideal në këtë marrëveshje: “A do të më bësh të dukem bukur çdo ditë? E pranoj! Kaq më mjafton”.

Prej ndarjes nga Tristan Thompson në vitin 2021, me të cilin ka dy fëmijë, True dhe Tatum, Khloé ka qëndruar beqare dhe ka zgjedhur të mos kryejë marrëdhënie seksuale.

Së fundmi, ajo ka folur edhe për mënyrën se si e përjeton intimitetin. Miku i saj i ngushtë, Simon Huck, sugjeroi se Khloé mund të jetë demiseksuale, një term që përshkruan personat që përjetojnë tërheqje romantike ose seksuale pasi kanë krijuar fillimisht një lidhje emocionale me dikë.

Khloé pranoi se ky përkufizim i përshtatet mënyrës se si e sheh veten, duke shtuar se nuk i kujtohet të ketë pasur ndonjëherë një aventurë vetëm për një natë.

Edhe pse aktualisht nuk ndihet në gjendjen e duhur për të krijuar një lidhje të re, ajo pranoi se i mungon herë pas here afërsia fizike.

“Thjesht dua që dikush të më puthë ndonjëherë. Por jo domosdoshmërisht sepse kam nevojë për seks. Ndonjëherë më mungon thjesht një përqafim i këndshëm, nga dikush prej të cilit dëshiron vërtet të përqafohesh”, rrëfeu ajo.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.